Gjata: Rudina Hajdari e firmosi marrëveshjen e 5 qershorit, çfarë kërkon tjetër tani?

I ftuar në RTV Ora, ish-deputeti i PD-së ÇlirimGjata tha se Rama kërkon që të ndalojë koalicionet me ndryshimet kushtetuese.

Sipas Gjatës kryeministri e bën këtë sepse kafrikë nga humbja në zgjedhje.

ÇlirimGjata: Ne morëm garancitëminimaliste në 5 qershor. Tani del Rama dhe thotë se do të ndryshojë kushtetutën,do hapë listat dhe do të ndalojë koalicionet. Këto do t’i bëjë se e ka parëhumbjen. Kemi një deklaratë e Gjermanisë që thotë se po nuk u miratuar marrëveshjeashtu sikurse është nuk do të hapen negociatat.

Pse po ibën kryeministri këto ndryshime? Qeveria teknike, zgjedhje të parakohshme dhendryshim sistemi na tha Gjiknuri nuk bëhen, nuk bëhet fjalë. Listat e hapura nuku pranuar fare nga Gjiknuri. U firmos marrëveshja e 5 qershorit, u firmos edhenga opozita parlamentare. A nuk ka edhe aty një pikë që thotë se nuk kandryshim sistemi?

Ndërkohë, Gjata tha se deputetja RudinaHajdari e firmosi marrëveshjen e 5 qershorit, kur fare mirë e dinte që u dakordqë nuk do të ndryshojë sistemi zgjedhor.

ÇlirimGjata: A firmosinjëherë zonja Hajdari, çfarë kërkon tjetër tani? Pse e firmosi atë marrëveshje,sidomos me pikën që nuk do të preket sistemi derisa të kalojnë këto zgjedhje.Rama po mundohet që të tallet me gjithë shqiptarët dhe fatin e shqiptarëve përtë integruar në BE.

Pas marrëveshjesu vu një paqeje politike dhe do të shkonim drejt zgjedhjeve. Por tani Rama eprishi këtë marrëveshje dhe hapi krizën. Rama e ka hallin te ndalimi ikoalicioneve sepse është i humbur. Humb gjithë privilegjet. Gjithë shpura ivjen pasit nesërmen që humb zgjedhjet nuk i hapin më telefonin ata.