Artistët dhe pronarët e club-ve në protestë para kryeministrisë, disa arrestohen nga policia

Një numër muzikantë, pronarësh lokalesh dhe profesionistësh në fushën e argëtimit kanë dalë ditën e sotme në një protestë para kryeministrisë.

Ata kundërshtojnë aktin normativ të qeverisë qëndalon hapjen e club-ve dhe diskove pas orës 20:00.

Ata janë përballur me policinë të cilët kanë kërkuar që të shpërndahet protesta pasi është e paligjshme në kushtet e gjendjes së pandemisë.

Ndërkohë, disa prej protestuesve janëarrestuar dhe janë dërguar te komisariati nr. 2.

Shoqata e Bareve i kërkon qeverisë të tërhiqetnga ky vendim, të cilin e cilësojnë absurd dhe me pasoja më të rënda se vetCovid-19.

Sipas Shoqatës, vatra e vërtet e Sars-Cov- 2nuk janë baret dhe clube-t por spitalet Covid.