Urdhri i Farmacistëve ngre alarmin: Një biznesmen i fuqishëm po synon monopolin
Urdhri i farmacistëve ka ngrituralarmin se grupe apo individë të caktuar kërkojnë të blejnë farmacitë për t'ibërë pjesë një një rrjeti të madh farmaceutik. Sipas tyre kjo do të thotë,monopolizim i këtij tregu. Urdhri i Farmacistëve ka kërkuar të merren masa ngainstitucionet përkatëse, por ende nuk ka një përgjigje.
Urdhrii Farmacistëve ka denoncuar se po tentohet të monopolizohet tregu farmaceutik.
Përmesrrjeteve sociale Urdhri i Farmacistëve deklaron se një person i cili pretendonse është investitor i madh kërkon të blej farmacitë. Ky fakt, sipas Urdhrit tëFarmacistëve lë dyshime se po tentohet të gllabërohet biznesi farmaceutik.
"Nuk kemi më nga një kërcënimpor nga një zënie fryme nga zhvillimi i furishëm që po pësojnë rrjetetfarmaceutike".
“Do të doja të diskutoja me jumundësinë e blerjes së kompanisë suaj. Aktualisht jam në procesin e ndërtimittë kompanie unike në llojin e saj në industrinë e shëndetësisë.” thuhet ndër të tjera nëemailin që u është dërguar farmacistëve.
Kjodo të sjellë një zhvendosje të vëmendjes kryesore të farmacistëve, nga kujdesikryesor, te realizimi i kuotave të përcaktuara nga pronari i rrjetitfarmaceutik.
"Nga kolegët tanë të cilëtpunojnë pranë rrjeteve farmaceutike, jemi informuar se janë të diktuar në punëne tyre. Për të kapur një target xhiro të caktuar".
Drejtorjakëtij institucioni, thotë se pasoja negative do të sjellë edhe të tëdiplomuarit e rinj.
"Fakulteti i mjekësisë degafarmaci nuk do prodhojë më individë të cilët do të kenë mundësi që të operojnënë rrjetin e hapur në pavarësi profesionale, por do të jenë të destinuar t'inënshtrohen kërkesave të punëdhënësit".
Sipasurdhrit të famacistëve, kjo vjen si pasojë e problemeve dhe hendeqeve të ligjitpër barnat dhe farmacitë.
Përtë gjitha këto shqetësime, urdhri i farmacitëve ka kërkuar nag institucionetpërkatëse të merren masa, por sipas saj, pas gati një muaji askush nuk kareaguar.