Laprakë: Shpërthen lënda plasëse në derën e shtëpisë, 47-vjeçari mohon konfliktet

Një shpërthim ka ndodhur në orën 01:05 tëmëngjesit ditën e sotme (21 korrik), në zonën e Laprakës në Tiranë.

Një sasi e dyshuar si lëndë plasëse, ka shpërthyer në derën e jashtme të banesës së 47-vjeçarit, Gjergj Llazi.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar por vetëm dëmetë vogla materiale.

''Më datë 21.07.2020, rreth orës 01:05 të mengjësit, në Laprakë, në derën e jashtme të banesës së shtetasit GJ.LL., 47 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar si lëndë plasese, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale'', thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka marrë dëshminë e kryefamiljarit i cili thotë se nuk ka asnjë konflikt.
"Kam 15 vite që jetoj këtu në Laprakë. Nuk kam konflikt me asnjë këtu" u shpreh Llazi në një prononcim për median.

Gazetari Besar Bajraktaraj, duke iu referuar burimeve nga policia raporton se Llazi është person me precedentë penalë në vjedhjen e makinave.

Në momentin kur ka ndodhur shpërthimi në banesë kanë qenë të 4 pjesëtarët e familjes: 47 vjeçari, bashkëshortja dhe dy fëmijët.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

https://youtu.be/GlwHhw68l40