Infektohet me Covid-19 një infermier në spitalin e Elbasanit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Korrik 2020, 07:21
Një tjetër rast është konfirmuar pozitiv me Covid-19 në Elbasan.
Bëhet fjalë për një nga infermierët e repartit të kirurgjisë në Spitalin e Elbasanit.
40-vjeçari dyshohet të jetë infektuar gjatë dhënies së shërbimit te një paciente e moshuar, e prekur me koronavirus.
Ndërkohë që gjatë ditës së shkuar u konfirmua shërimi i mjekut pediatër dhe bashkëshortes se tij, pjesë e pavionit të gjinekologjisë në spitalin e Elbasanit.
Në 24 orët e fundit u shënua 1 viktimë dhe u regjistruan 81 raste të reja me Covid-19.