Shkrumbohet "Audi R8" i maqedonasit, nga Gjermania në Vlorë për pushime
Një mjet luksoz tip ''Audi R8'', i vitit 2019 është djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm (21 korrik), në qytetin e Vlorës.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e ''Ujit të Ftohtë'', në një prej parkimeve pas një pallati aty pranë. Ambienti përreth është i pajisur me kamera biznesesh të cilat janë marrë nga policia si provë materiale, teksa djegia e automjetit dyshohet se është bërë e qëllimshme.

Makinen e djegin me benzine- Dyshohet se makina tip ''Audi'', me targë "MKBT71", dhe me vlerë rreth 150 mije euro, të jetë spërkatur me benzinë ku më pas është djegur thuajse e gjitha, e dëmtuar më së tepërmi në pjesën e përparme të saj.
Pronari i automjetit është Burim Zyberi një shqiptar nga Kërçova e Maqedonisë me banim në Gjermani i ardhur vetëm 4 ditë më parë për pushime.

Ai ka pranuar se nuk ka asnjë konflikt measkënd teksa ngjarjen e cilëson të dyshimtë e i kërkon policisë të mbledhë kamerate sigurisë.
''Nuk kemi konflikt me asnjë. Kemi ardhur me pushime, ndodhin këto gjëra, shumë keq. Jetoj në Gjermani. Policia po heton, të shohim çfarë do ndodhë. Kamerat e kanë kapur, të shohim'', tha ai.
Vlora është ndër ato qytete me numrin më të lartë të automjeteve të djegura. Që prej fillimit të këtij viti më tepër se 10 automjete janë djegur, makina të cilat kanë pësuar defekte, shkëndija elektrike, të djegura qëllimisht apo edhe automjete të përdorura në atentate.