Atentati në Elbasan: Njëri prej autorëve me maskë, ekzekutimi brenda 3 minutave
Detaje të reja kanë dalë rreth ekzekutimit të 39-vjeçarit Emiljano Ramazani ditën e djeshme (20 korrik) në Elbasan.
Pas këqyrjes së kamerave të sigurisë që kanëfiksuar momentin e atentatit, mësohet se në mjetin tip “Volkswagen” e përdorurnga autorët kanë qenë 2 persona.
Njëri prej tyre rreth 25-30 vjeç ka qenë imaskuar. Ka qenë pikërisht ky person i cili ka qëlluar mbi Ramazanin teksashihet se zbret nga makina dhe në rreth 2-3 minuta kryen ekzekutimin e39-vjeçarit.
Më pas ai shihet që të largohet rreth 15 metranga vendi i atentatit teksa e priste makina. Automjeti rezultoi se ishte metarga të mbivendosura, të raportuara si të vjedhura 10 ditë më parë.
Më pas mjeti largohet me shpejtësi drejt aksit Elbasan-Papër ku dhe u gjet mjeti i djegur i atentatorëve.
Si ndodhi vrasja
Emiljano Ramazani u ekzekutua në Elbasan pasditen e 20 korrikut 2020.
Ai u qëllua me breshëri armë zjarri teksa ndodhej në makinë dhe shenjat e plumbave lane gjurmë të dukshme.
Ngjarja u shënua rreth orës 16:30 minuta në zonën e njohur si “Rrethrrotullimi i luleve.
Autorët djegin makinën, gjenden dy kallashnikovë
Autorët që sipas dinamikës së ngjarjes ishin të paktën dy, u larguan me shpejtësi dhe në fshatin Vidhas i vunë flakën makinës që dyshohet se u përdor në vrasje.
Pasi ka ndërhyrë zjarrfikësja dhe ka shuar flakët, grupi hetimor gjatë kontrollit ka gjetur dy armë zjarri kallashnikov të djegura.
Mjeti mban targat AA 819 KX , por si pjesën më të madhe të atentateve ato ishin të vjedhura.
Pista ku po hetohet
Dyshimet janë se 39-vjeçari Ramazani është ndjekur nga autorët deri pranë pallateve dhe kanë qëlluar nga afër duke i hequr atij çdo mundësi mbijetese.
Lexo edhe: Larje hesapesh,ekzekutohet 39-vjeçari në Elbasan, autorët djegin makinën