Kundërshtohet mbyllja e diskove dhe klubeve të natës, bulevardi mbushet me muzikantë e policë

Një numër muzikantë, pronarësh lokalesh dhe profesionistësh në fushën e argëtimit kanë dalë ditën e sotme në një protestë para kryeministrisë.

Ata kundërshtojnë aktin normativ të qeverisë që ndalon hapjen e club-ve dhe diskove pas orës 20:00.

Ata janë përballur me policinë të cilët kanë kërkuar që të shpërndahet protesta pasi është e paligjshme në kushtet e gjendjes së pandemisë.

Shoqata e Bareve i kërkon qeverisë të tërhiqet nga ky vendim, të cilin e cilësojnë absurd dhe me pasoja më të rënda se vet Covid-19.

Sipas Shoqatës, vatra e vërtet e Sars-Cov- 2 nuk janë baret dhe clube-t por spitalet Covid.