‘Shpërndarje paniku’: Policia përndoqi gazetarët pas tërmetit dhe COVID-19

Policia e Shtetit kërkoi ndjekjen penale të një duzine qytetarësh – shumica e tyre gazetarë dhe drejtues mediash, me akuzën se shpërndanë panik pas tërmetit dhe gjatë pandemisë së COVID-19, duke alarmuar aktivistët e të drejtave të njeriut në Shqipëri.

Nëorën 23:15 minuta të mbrëmjes së 28 nëntorit – dy ditë pas tërmetitshkatërrimtar që shkundi vendin, Policia e Shtetit trokiti në një banesë nëzonën e Bathores në pronësinë e të afërmve të Xhuljana Aliajt –një e re ngaDurrësi që punonte si vullnetare.

Sipastë dhënave që BIRN mori nga Prokuroria e Durrësit, oficerët e policisë sëKamzës zbarkuan në banesën ku strehohej 25-vjeçarja me të paktën 5 vetura dhefurgonë.

Pasiu dërgua në rajonin e policisë, Xhuljana mësoi më vonë se ishte arrestuar meakuzën e përhapjes së panikut pas tërmetit, përmes llogarisë së saj në rrjetinsocial Facebook.

Sipaskërkesës së Prokurorisë së Durrësit, Aliaj akuzohej se kishte bërë që njerëzittë largoheshin nga zona e Porto-Romanos, pasi kishte frikë se ishte dëmtuarhidrovori për shkarkimin e ujërave të kënetës në det dhe mund të shpërthenindepozitat e gazit nëqoftëse binte sërish tërmet.

“Kypostim në total ka marrë 26 pëlqime në forma të ndryshme si “Like” apo“Dislike”,” thuhet në kërkesën e Prokurorisë.

Rastii Xhuljana Aliajt nuk është i vetëm. Të dhënat e siguruara nga BIRN nëpërmjetkërkesave për të drejtë informimi tregojnë se menjëherë pas tërmetit të 26nëntorit si dhe gjatë muajve mars dhe prill të pandemisë së COVID-19, Policia eShtetit, Drejtoria Antiterror dhe anëtarët e një komisioni parlamentar nëKuvend kallëzuan në organin e akuzës një duzinë qytetarësh – pjesa më e madhe etë cilëve gazetarë ose administratorë mediash online, të akuzuar përshpërndarje paniku nëpërmjet publikimit të ‘lajmeve të rreme’.

Edhepse shumica e këtyre kallëzimeve janë arkivuar tashmë nga Prokuroria,aktivistët për lirinë e shprehjes dhe të drejtat e njeriut i konsiderojnë këtomasa disproporcionale, ndërsa theksojnë se rrjedha e ngjarjeve sugjeron seautoritetet po i shfrytëzojnë situatat emergjente për të ndërmarrë veprime qëbien ndesh me shtetin e së drejtës.

Panik pas tërmetit

Mëngjesine 26 nëntorit, pak minuta përpara se ora të shënonte 4, Shqipëria e Mesme ugodit nga një tërmet shkatërrimtar më forcë 6.3 ballë në shkallën Rihter, icili shkaktoi 51 viktima, qindra të plagosur dhe la mijëra vetë të pastrehë.

Goditjafillestare e tërmetit u shoqërua me një valë të gjatë pasgoditjesh që krijuannjë situatë paniku në zonat e prekura – në mënyrë te veçantë në qytetin eDurrësit.

Gjatëmarrjes në pyetje nga Prokuroria në prani të avokatit, 25-vjeçarja XhuljanaAliaj shpjegoi se ditën kur ka bërë postimin që do e çonte pas hekurave, ajo kaqenë duke punuar si vullnetare në njësinë administrative që mbulon zonën ePorto Romanos në Durrës për të regjistruar personat e mbetur të pastrehë nga tërmeti.

Ngakontaktet me zyrtarë vendorë dhe persona të prekur nga tërmeti, Aliaj kadëgjuar se hidrovori i Porto Romanos është krisur. Ky informacion e kashqetësuar vajzën, familja e së cilës jeton pranë hidrovorit dhe afër zonës sëdepozitave të naftës në Porto Romano.

“Shpeshherene jemi ndjerë të rrezikuar nga prania e tyre afër shtëpive tona,” i ka thënëAliaj prokurorisë.

Metë dëgjuar informacion për krisjen e hidrovorit, Aliaj ka njoftuar familjen dhenga frika janë zhvendosur tek të afërmit me banim në Kamëz.

Vullnetarjaka shpjeguar në Prokurori se banorët e Porto Romanos kanë kërkuar shpeshinformacion nga autoritetet dhe në internet mbi gjendjen dhe rrezikun që mundtë vijë nga depozitat e naftës. Aliaj ka shtuar që nëpërmjet statusit nëFacebook – për shkak të të cilit është akuzuar për shpërndarje paniku, kakërkuar që shteti të japë një përgjigje zyrtare për gjendjen e depozitave “pasindjehej e rrezikuar”.

“Nukkam pasur si qëllim që të përhap panik tek të tjerët dhe që ato të ndihen tëpasigurt,” ka deklaruar Aliaj. “Sqaroj se kisha qëllim pozitiv për të njoftuarqë edhe persona të tjerë të marrin në konsiderate një rrezik të mundshëm ngakëto objekte,” shtoi ajo në deklarim.

Sipasjuristes për të drejtat e njeriut, Megi Reçi nga organizata ‘Civil RightsDefenders’, arrestimi  në flagrancë i Xhuljana Aliajt nuk ka qenëproporcional me krimin që ajo akuzohej.

“Pavarësishtse nuk është dhënë dënim me burgim, impakti që ka shkaktuar në shoqëri ngjarjaka efekt intimidues dhe vetë-censurues,” tha Reçi për BIRN.

SipasReçit, referimet e policisë kundër gazetarëve dhe qytetarëve për shpërndajepaniku tregojnë standarde të dyfishta.

“Kurzyrtarë të lartë përdorin gjuhë urrejtje, fyerje, komente denigruese ndajgazetarëve dhe aktivistëve, askush nuk mban përgjegjësi ligjore, ndërsa njëqytetare arrestohet menjëherë për përhapje paniku nëpërmjet një statusi që kamarrë 26 pëlqime,” theksoi Reçi.

“Mbetete diskutueshme se si është vlerësuar impakti madhor i një statusi të tillë, nënjë moment kur të gjithë qytetarët e Shqipërisë, në veçanti ata të Durrësit dheTiranës, ishin duke përjetuar panik të jashtëzakonshëm shkaktuar prej qindratërmeteve që vijonin njëri pas tjetrit,” shtoi ajo.

“Janë kriminela”

Kryeministri, Edi Rama dhe ekspertë të huaj gjatë inspektimeve pas tërmetit të 26 nëntorit. Foto: LSA

Kryeministri, Edi Rama dhe ekspertë të huaj gjatëinspektimeve pas tërmetit të 26 nëntorit. Foto: LSA

Meanë të kërkesave për të drejtë informimi, BIRN mësoi se Policia e Shtetitreferoi për ndjekje penale 5 gazetarë dhe 3 administratorë mediash online, përshkrime lidhur me tërmetet e shtatorit dhe dhjetorit 2019, që sipas saj kishinngjallur panik si pasojë e shpërndarjes së informatave të rreme.

Njëriprej kallëzimeve, i referuar fillimisht në Prokurorinë e Përgjithshme lidhet menjë denoncim të Drejtorisë së Antiterrorit, e cila duket se ka intensifikuarmonitorimin e mediave dhe rrjeteve sociale pas tërmetit të 26 nëntorit. Sipasdenoncimit, kjo drejtori ka konstatuar se më 2 dhjetor, gjatë një takimi tëkryeministrit Edi Rama në zonën e Kënetës në qytetin e Durrësit, një banor kasjellë një shembull të “keqinformimit nga ana e mediave”.

Nëkëtë takim të transmetuar “Live” nga ana e televizionit “News 24”, shtetasiBlerim Duro i ka shprehur shqetësimin kryeministrit se si pasojë e lajmit tëdhënë pas tërmetit se Spitali i Durrësit ka marrë dëmtime e për pasojë rrezikontë shembet, ky shtetas ka marrë nga spitali babanë e shtruar në gjendje tërëndë për ta shpëtuar nga rreziku, por gjatë transportit me ambulancë drejtBeratit ai kishte ndërruar jetë.

“Janëkriminela, janë kriminela,” e ngushëlloi kryeministri Duron përmes një sulmi tëri për informacionet e mediave.

Metë ndjekur transmetimin “Live” të kryeministrit në ERTV, Antiterrori nisibrenda ditës një kallëzim penal ndaj televizionit informativ “News 24” duke eakuzuar atë për përhapje të informatave që ngjallin panik.

Pakjavë më vonë, më 18 dhjetor 2019, teksa gazetarët protestonin jashtë Kuvenditkundër miratimit të paketës ligjore “Anti-shpifje”, kryeministri Rama solli sishembull episodin me shtetasin Blerim Duro për përhapje paniku nga mediat.

Më26 nëntor ka vdekur një njeri i pafajshëm, ka humbur jetën një baba dhe janëplagosur dhjetëra njerëz, sepse dikush nga ata atje ka nxjerrë lajmin sespitali i Durrësit po shembet,” tha Rama.

Porsipas Prokurorisë, e cila ka vendosur mosfillimin e procedimit penal, nuk pasurshpërndarje paniku nga televizionit News 24, siç pretendon kryeministri. Madje,Prokuroria nënvizon se në kushtet e panikut të përgjithshëm të krijuar ngatërmeti dhe në  situatën e paslëkundjeve, roli i te gjitha mediave ka qenëqë të pasqyrojë situatën në terren.

Sipasorganit të akuzës, nga ana e televizionit është kryer një transmetim “korrekt”i ngjarjeve dhe nuk ka pasur lajme të cilat mund të përhapnin panik.

Prokuroriathekson se paniku ishte i krijuar nga tërmeti i rëndë që goditi qytetin e Durrësit dhe njerëzit kishin dalë nga ambientet e banimit dhe shumë prej tyreishin paraqitur në spitalin e Durrësit për të marrë ndihmë mjekësore.

“Ngatë dhënat e marra edhe spitali i Durrësit, tek reparti i urgjencës, reparti iinfektivit dhe një pjesë e kirurgjisë ishin dëmtuar nga tërmeti dhe një pjesë etyre i janë nënshtruar rikonstruktimit më pas,” shprehet Prokuroria.

“Ngatelevizioni “News 24” nuk dallohen thirrje për panik por vetëm pasqyrim real isituatës së krijuar nga vetë njerëzit, të cilët të alarmuar dhe në paniklëviznin për të garantuar jetën e tyre,” shtoi prokuroria.

Hetimii Prokurorisë ka zbuluar se shtetasi Blerim Duro – edhe pse nuk kishte parëfare lajme, e kishte nxjerrë “babanë e tij nga spitali për ta dërguar në njëvend të sigurt.”

Prokurorianënvizon se rrethanat e parashtruara në kallëzimin e Drejtorisë së Antiterroritnë Policinë e Shtetit nuk përmbajnë “asnjë fakt” që të tregojë se televizioni“News 24” apo individë të caktuar një ditë pas tërmetit, nëpërmjet këtijinformacioni, kanë destabilizuar rendin dhe sigurinë publike në vend.

“Gjithashtu,parë në pozitat që televizioni ndodhet dhe funksionet që kryen, nuk ka asnjëinteres për të ngjallur gjendje pasigurie dhe paniku tek njerëzit,” shpjegonProkuroria, ndërsa shton se “ai është i interesuar të pasqyrojë realitetin.

SipasKoloreto Cukalit, drejtues i Këshillit Shqiptar të Media –një organvetërregullues, veprimet e policisë së shtetit ngrenë këmbana alarmi.

“Kjonuk duhet të jetë fare punë e Policisë së Shtetit,” tha ai. “Asnjë institucionshtetëror nuk mund të ketë filtra të besueshëm dhe të pavarur për të filtruaretikën e raportimit,” theksoi Cukali, ndërsa shtoi se “këtë mund ta bëjnë vetëmorgane vetërregulluese.”

Kjo është hakmarrje

Pastërmetit të 21 shtatorit 2019 me magnitudë 5.8 ballë, 5 gazetarë të mediasonline “Syri.net” u proceduan nga policia, pasi një ditë më pas botuan një lajmku paralajmëronin lëkundje të reja ‘të fuqishme” sizmologjike, të cilatshkaktuan shqetësim mes banorëve të Tiranës.

KryeministriEdi Rama iu përgjigj ashpër ndaj postimit, duke e cilësuar si një ‘fakenewskriminal”.

Me28 nëntor, Antiterrori dhe Krimi Kibernetik në Policinë e Shtetit procedoipenalisht Erland Dalliun dhe Gentian Çengelin, administratorët e medias online“Jeta Osh Qef” dhe i kërkoi ISP-ve të bllokonin faqen e saj në internet meakuzën se shpërndanin panik nëpërmjet lajmeve të rreme.

Më11 dhjetor, Policia referoi në Prokurori administratorin e “Nova MediaAlbania”, i cili akuzohej se përhapi gjithashtu informacione mbi një tërmet qëpritej të godiste vendin.

Prokuroriae Tiranës për këtë rast vendosi pezullimin e procedimit penal, por pak muaj mëvonë, Nova Media Albania u referua përsëri në prokurori nga policia e shtetitpër disa artikuj të shkruar rreth pandemisë së COVID-19.

ArianAsimi, përfaqësues in Nova Media Albania i tha BIRN se ky portal ishte njëpublikim online i komuniteti shqiptar në SHBA, i cili bazohej te kontribuuesitvullnetarë.

“Nejemi një media që nuk kemi në fokus të bërit gazetari, por nxitjen e diskutimitpublik përmes angazhimit vullnetar,” tha Asimi. “Ne nuk prodhojmë lajme, por imarrim tek të tjerë ose marrim artikuj nga intelektualët,” shtoi ai, dukenënvizuar se fokusi i tyre është tek “podcast”-i përmes platformave të lidhurame internetin.

Asimii tha BIRN se nuk pasur dijeni për procedimin penal dhe as qëllim tëshpërndante panik, ndërsa e lidhi referimin në Prokurori nga Policia e Shtetitme kritikat ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

“Procedimine kanë bërë sepse ne jemi të hapur dhe shprehemi kundër qeverisë,” tha ai,ndërsa shtoi se “kjo është hakmarrje.”

Referimikundër Nova Media Albania nuk ka qenë i vetmi gjatë periudhës së distancimitsocial gjatë pandemisë së COVID-19.  Nga të dhënat që BIRN siguroi ngaProkuroria e Tiranës, në periudhën dy mujore përgjatë pandemisë janë referuar 5raste, 4 nga Policia dhe 1 nga deputetët e një komisioni parlamentar.

Sipasaktivistëve për të drejtat e njeriut dhe organizatat në mbrojtje të lirisë sëmedias, referimet e Policisë së Shtetit për përhapje paniku synojnë të krijojnënjë klimë frike rreth kritikëve të qeverisë.

“Mediadhe shoqëria civile janë kritikët që kanë mbetur, praktikisht bastioni i funditdhe po sulmohen aktivisht,” tha Megi Reçi nga “Civil Rights Defenders”.

SipasKoloreto Cukalit, nuk ka një masë matëse se çfarë është përhapja e panikut dhekjo hap shteg për abuzim nga qeveria.

“E gjithë kjo lë mundësi që targetimi për panik të jetë selektiv kundër një medie ose një gazetari ose një publikimi të caktuar,” tha Cukali, ndërsa shtoi  se ky “mbetet një shqetësim i madh”./ BIRN