Pamela Qirko zgjidhet kryetare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Korrik 2020, 21:55
Pamela Qirko u zgjodh sot kryetare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Pas votimit të fshehtë, që u zhvillua në prani edhe të vëzhguesve ndërkombëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, rezultoi e zgjedhur me 7 vota pro, kandidatja Pamela Qirko.
Pamela Qirko do të fillojë ushtrimin e detyrës së Kryetarit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në datën 21 korrik.