Kikia: Rama do të tërhiqet nga listat e hapura për shkak të BE-së, por kostoja politike i mbetet PD-së

Këshillipolitik për reformën zgjedhore u mblodh sërish mëngjesin e sotëm për vijimin epunës për listat e hapura ku i pranishëm ishte dhe kryeministri Rama.

Porsipas opozitës së bashkuar, kryeministri ka kërkuar t'i rikthehej edhe njëherëçështjeve të cilat tashmë janë dakordësuar dhe formësuar në marrëveshjen e 5qershorit.

GazetariMentor Kikia në një intervistë për Ora News thotë se Rama e riktheu debatin elistave të hapura në Këshillin Politik për t'i ngecur në dorë koston politikeopozitës pasi në parlament ai nuk do t'i votojë për të qenë në rregull mepartnerët ndërkombëtarë që kanë vënë si vijë të kuqe marrëveshjen e 5 qershoritpër hapjen e negociatave.

Kikia: Tanikemi një kryeministër i cili po tund flamurin e hapjes së listave. As PD dhe asLSI nuk duan hapjen e listave. Në do të donin, aty e kishin, nga janari deri nëqershor. Por nuk e bënë dhe u morën me çështje të vogla. Në këtë moment kemi njëRamë që del si promotor i demokracisë dhe një PD që nuk do të hapë listat.Fundi do të jetë që Rama nuk do ja arrijë të hapë listat sepse nuk do PD-ja. Ramamund t'i kalojë amendimet kushtetuese pasi PS i ka votat në Parlament, pavarësishtpërbetimin e Murrizit dhe Hajdarit. Nuk do ta bëjë kështu. Do ta bëjë mekonsensus por me anë të saj kalon vetëm marrëveshjen e 5 qershorit. Rama në tënjëjtën mënyrë kalon dhe amendimet kushtetuese por do të përballet me një mur tëfortë si BE që automatikisht do të bllokojë negociatat. Rama nuk e do këtëkosto prandaj do të tërhiqet. Këtë po e bën përmes Këshillit Politik dhe dukeja lënë sërish faturën PD-së. Rama do thotë që nuk donim të tërhiqeshim ngalistat e hapura, por PD nuk do.

Përamendimet kushtetuese, Kikia shprehet se mes mazhorancës dhe opozitësparlamentare ka një marrëveshje ku secila palë merr atë që do.

Ramambështet hapjen e listave të cilën e kërkon opozita parlamentare, e për pasojëbllokon koalicionet parazgjedhore duke u marrë votat deputetëve.

Kikia: Nëmënyrë të beftë mazhoranca socialiste dhe opozita parlamentare dalin me 2propozime që prekin Kushtetutën. Ato 2 amendamente kushtetuese për hapjen elistave dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore. Mendoj që reagimi agresiveuropian për ndryshimet kushtetuese e vendosi Edi Ramën në një pozicion të vështirë.Mazhoranca ose do të vazhdonte me kokëfortësinë e saj për ta vazhduar ta çoninkëtë paketë me ndryshime kushtetuese në parlament dhe votat pothuajse i kanë.Rruga tjetër ishte që, amendimet kushtetuese t'i linte në mes ose të tërhiqej,kjo do të prodhonte një tjetër kosto politike në vend ku do thonin që Rama u tërhoqe do komentohej si një fitore e opozitës. Në këto kushte, Ramës i vjen në ndihmëKëshilli Politik. Ky këshill i cili e kishte mbaruar misionin e tij, befas urimblodh.

Me kërkesë të Ramës, i cili shkoi vetëpër ta drejtuar drejt asaj që i intereson atij, shkoi të ridiskutojë edhe njëherëreformën zgjedhore, paketën e propozimeve që ka shkuar në Parlament. Mendoj qëas e zbeh dhe as e forcon rolin e këtij këshilli. Ramës i duhet sot një alibi përtë mos marrë mbi supe kosto politike si pasojë e nismës për amendimetkushtetuese. Ndoshta ai nuk e priste një reagim agresiv nga europianët dhe nukdo që ai nesër të jetë njeriu që bllokoi negociatat. Ndaj nismën që ndërmori meopozitën parlamentare. Ka një marrëveshje mes dy palëve. Opozita parlamentare kërkontelistat e hapura ndërsa mazhoranca kërkonte ndalimin e koalicioneveparazgjedhore dhe shkëmbyen votat. Ky ishte pazari që bën ata. Këtë pakt japlasi sot na tavolinë Këshillit Politik. Unë nuk kuptoj në pjesëmarrjen e PD-sëpasi ato nuk kishin se çfarë të diskutonin.

Pavarësishtse palët kanë arritur një marrëveshje për reformën zgjedhore, ajo e 5qershorit, për gazetarin Mentor Kikia ajo nuk është aspak e tillë.

Kjopasi sipas tij, marrëveshja nuk prek problemet e vërteta të procesit zgjedhor nëShqipëri.

Kikia: Pse-jae parë është për mbledhjen e këshillit. Këshilli e kishte përmbushur misionin etij. Prodhoi një draft për reformën zgjedhore pas një marrëveshje të sforcuar nërezidencën amerikane. T'i lëmë diskutimet nëse ai draft realizon një reformëzgjedhore, e cila unë mendoj se jo. Më 5 qershor ne kemi një marrëveshje por jonjë reformë zgjedhore pasi prek gjëra të përcipta. Nuk cënon fare problemet qëhas procesi zgjedhor në Shqipëri përfshirë këtu dhe listat e mbyllura. Kjo marrëveshjeiu dërgua kancelarive europiane e cila u përshëndet dhe nga ato. Tani mbetejthjesht votimi i këtij drafti.

Intervista nëstudio me gazetaren Matilda Mcini, përgatiti Endi Mullaj