"BOOM" - Qytetarit i sekuestrohet çiftja me leje pas konfliktit me të vëllain: Armën e kam për zogj

Emisioni investigativ "BOOM" në RTVOra solli këtë të hënë (20 korrik) denoncimin e z. Gaspër Rrotaj, banues nëBushat të Shkodrës. Në vitin 1992 ai ka blerë një armë gjahu për të cilën upajis edhe me leje.

Në vitin 2017 policia ia sekuestroi  mearsyetimin se ka konflikte me vëllain. Kanë kaluar 3 vite dhe Gaspëri nuk e di se ku ka përfunduar çiftja esekuestruar.

"Masekuestruan çiften se më thanë që ke konflikt me vëllain. Unë për problemet qëkam me vëllain i jam drejtuar gjykatës. Çiften e kam të sekuestruar ndërsalejen në shtëpi. Nuk e di ku ka përfunduar, disa thonë e ke në Shkodër, tëtjerët në komisariat. Kërkoj të më kthehet çiftja."

Emisioni "BOOM" kontaktoi edhe mepolicin i cili i ka sekuestruar armën. Ai thotë se arma është dërguar nëShkodër.

"Çiftjau bllokua se ka pasur konflikt me vëllain. Ne nuk e kemi këtu por e kemidërguar në Shkodër. Është komisioni aty që vendos se çfarë mase do të marrë mëpas".

"BOOM" gjithashtu kontaktoi dhe meshefin e komisariatit i cili është shprehur se ata duhet të krijojnë bindje sez. Gaspër nuk ka konflikte me të vëllanë.

"Ne duhet të krijojmë bindje që t'i nuk ke më konflikt. Duhet të vijnë të dy vëllezërit dhe të më  thonë që nuk kemi konflikt. Nuk mjafton vetëm njeri. O Gaspër unë të njoh dhe e di që ti je i qetë si një prift, por ne duam të krijojmë bindjen që ti nuk ke konflikt".