Basha: Haradinaj jo vetëm bëri luftën, por edhe e mbrojti para drejtësisë ndërkombëtare

Gjatë vizitës së tij në Kosovë, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Bashazhvilloi gjatë pasdites së sotme një takim me kryetarin e Aleancës përArdhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në një postim në facebook, Basha thotë se Ramush Haradinaj dhe familjaHaradinaj janë simbol i luftës për lirinë e Kosovës.

Basha: Familja Haradinaj i dha Kosovës dy prejheronjve të saj, ndërsa vetë Ramush Haradinaj i ka shërbyer gjithmonë mevetëmohim si në luftë e në paqe.

Kryedemokrati nënvizon se Haradinaj jo vetëm bëri luftën, por edhe e mbrojtiluftën e drejtë për pavarësinë e Kosovës para drejtësisë ndërkombëtare.

Gjatë bisedës vëllazërore me Haradinaj, Basha thotë se shkëmbyen ide dhemendime në lidhje me situatën që po kalojnë Shqipëria dhe Kosova.

Basha: Diskutuam për dialogun mes Kosovës dheSerbisë, domosdoshmërinë e një koordinimi mes partnerëve tanë strategjik SHBAdhe BE në këtë proces, i cili si produkt final duhet të ketë njohje reciprokemes Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë. Ndamë të njëjtin qëndrim setërësia territoriale e Kosovës, e cila u fitua me gjak është e panegociueshmedhe e padiskutueshme.

Ndamë mendime të vyera për mënyrat e bashkëpunimit dhe ndihmës që duhet dhe mund të japë Shqipëria në këtë proces, por në asnjë rast ajo nuk mund dhe nuk duhet të flasë në emër të Kosovës.

Basha takim më Haradinaj në selinë e AAK-së

Pjesë e diskutimit kanë qenë edhe sfidat ekonomike mes dy vendeve.

Basha: Folëm për sfidat ekonomike që kanë përparatë dy vendet tona, për projekte të përbashkëta që do t'i shërbejnë zhvillimitekonomik dhe punësimit. Folëm konkretisht për disa projekte mes të cilave edheato që mundësojnë akses konkret, dhe jo në letër të Kosovës në portetshqiptare. Në këto ditë të vështira për ekonominë dhe turizmin shqiptar, janëqytetarët e Kosovës që po ndihmojnë operatorët turistikë, dhe po i japin sadopak frymëmarrje ekonomisë dhe ndjehem i keqardhur që në këto ditë të vështiraedhe për ta, u duhet të paguajnë tarifën në Rrugën e Kombit. Përsërita zotimintim se kjo rrugë që i afron shqiptarët nuk mund dhe nuk do t'i pengojë mëtarifa të lëvizin lirisht në të dy anët e kufirit.