Zaptohen hapësirat publike, qytetarët: Mezi kalojmë në trotuare, Veliaj nuk ka bërë asgjë
Por edhe psepremtoi publikisht që nuk do të lëshojë pe dhe do të ndëshkojë këdo që zaptonhapësirat publike, 5 vite më vonë situata ëshët akoma dhe më keq.
Lokalet kanëpushtuar thuajse të gjitha hapësirat publike në kryeqytet. Zënia e hapësiravepublike vijon të jetë një problem shqetësues kryeqytet ku situata paraqitet meproblematike nga lokalet që me karriget e tyre zënë edhe trotuaret.
Për kalimtarët kjosituatë është shumë shqetësuese.
"Është shumë larg realitetit ajo që thotë Veliaj,shumë gjëra thuhen por nuk bëhen".
Madje ato i rikujtojnëkryebashkiakut premtimin e bërë.
"Asgjë nuk ka bërë. Gjithë lokalet rrugëve i kanëkarriget. Të zgjidhet me votime. Të vijë një njeri që t'i mbajë premtimet qëthotë".
Më i vështirëbëhet kalimi në këto zona, për nënat me karroca ose personat me aftësi të kufizuar.
"Nuk ke ku kalon, vetëm karrige. Shqetësim nuk ështëvetëm për mua por për të gjithë".
Edhe pse nëdeklarata Bashkia e Tiranës shprehet se do të punojë për problematika tëndryshme në Tiranë ende ka shumë për të bërë.