Covid-19 në Fier: 7 rastet e reja punonjës të Kadastrës, u infektuan nga kolegu i tyre
Ministria e Shëndetesisë konfirmoi dje (19 korrik), senë Fier janë prekur edhe 7 persona nga Covid 19.
6 nga rastet e njoftuara mesohet së jane nënpunës tëKadastrës.
Këta të fundit ishin vetëizoluar prej disa ditësh kuru konstatua rasti i parë mes punonjësve të këtij institucioni.
Ky i fundit ishte pjesë e kontakteve të mjekutanestezist i infektuar javën e shkuar nga kontaktet me të aferm në Vlorë.
Gjithsej në Kadastrën e Fierit jane 7 nënpunës tëinfektuar me koronavirus dhe një pjesë e mirë e stafit të karantinuar.Pacientët janë duke u trajtuar në banesat e tyre ndërsa puna në këtëinstitucion vijon për shërbimet ndaj institucioneve dhe notereve,gjykatës dhepolicisë.
Në kadastrën e Fierit punojne 40 punonjes, nje pjesë etyre janë të karantinuar në shtëpitë etyre.
Përsa i përket shërbimit ndaj qytetarëve ai ofrohetnormalisht nepermet e-albania dhe sporteleve Adisa.