Studimi i The Lancet: Popullsia e Shqipërisë mund të përgjysmohet deri në vitin 2100

Popullsia e Shqipërisë pritet të zbresë në1.32 milionë banorë në vitin 2100, duke u tkurrur me 52% në krahasim me vitin2017, sipas skenarit, që bazohet në objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm. Tëdhënat janë publikuar në një studim të revistës shkencore ndërkombëtare TheLancet, e cila ka hartuar skenarët e fertilitetit, vdekshmërisë, migracionitdhe popullsisë për 195 shtete dhe territore nga 2017 në 2100.

Studimi ka modeluar popullsinë e ardhshme,duke iu referuar skenarëve alternativë në funksion të fertilitetit, migracionitdhe normave të vdekshmërisë.

Shqipëria penalizohet nga fertliteti i ulët,që në në vitin 2100 pritet të zbresë në 1.17 dhe migacioni i lartë. Migracionineto modelohet në funksion të indeksit social-demografik, normës bruto tërritjes së popullsisë si dhe vdekjeve nga luftërat dhe fatkeqësitë natyrore.Raporti vlerëson dhe madhësinë e prodhimit të brendshëm bruto të çdo vendi dheterritori në skenarin referencë. Edhe në skenarin referencë, popullsia eShqipërisë pritet të bjerë në 1.97 milionë banorë në vitin 2011, me një tkurrjeprej gati 30% në raport me vitin 2017.

Parashikimet globale

Duke kombinuar skenarët e vdekshmërisë, fertilitetitdhe migracionit, raporti parashikon që popullsia globale në skenarin referencëtë kulmojë në 9.73 miliardë në vitin 2064 dhe më pas të bjerë në 8.79 miliardënë vitin 2100.

Parashikimet referencë për pesë vendet më tëmëdha në vitin 2100 janë India (1.09 miliardë, nga 1.38 mld që ka sot), Nigeria(791 million, nga 206 milionë banorë në 2017-n), Kina (732 million, nga 1.19mld që ka sot), the SHBA-të (336 million, nga 325 që ka sot) dhe Pakistani (248million, nga 214 sot).

Gjetjet sugjerojnë se të të gjithë skenarët dotë ketë një zhvendosje në strukturën e moshës së popullsisë globale. Në senarinreferencë, pritet që mosha mesatare të rritet nga 32.6 vjeç në vitin 2017 në46,2 vjeç në 2100.

23 shtete në skenarin referencë, përfshirëJaponinë, Tailandën dhe Spanjën pritet që të kenë një rënie të popullsisë më tëmadhe se 50%, nga 2017 në 2100; Popullsia e Kinës pritet të bjerë me 48·0%.

Disa historianë argumentojnë se madhësia eekonomive përkthehet në fuqi gjeopolitike. Rritja e Kinës dhe identifikimi ishekullit 21 si kinez janë të lidhura me idenë që së shpejti do të ketë Kinaekonomia më e madhe në botë.

Edhe pse PBB (prodhimi i brendshëm bruto) nukështë epërcaktues i vetëm i ndikimit dhe fuqisë politike globale, është njëfaktor thelbësor. Raporti thotë se nëse këto supozime të skenarit referencë dotë rezultonin të vërteta, Rusia dhe Brazili do të shihnin në rënie relative tëPBB-së,ndërsa Spanja dhe Italia do të pësojnë rënie të konsiderueshme, kurseNigeria do të rritet ndjeshëm.

Gjetjet e raportit sugjerojnë që tendencat e vazhdueshme në arritjen arsimore të grave dhe qasjen në mjetet kontraceptive do të shpejtojnë rënien e fertilitetit dhe rritjen e ngadaltë të popullsisë./Monitor/