Shpërthen makina në Durrës: Hodhi lëndë djegesë, kamerat “kapin” autorin e dyshuar
Fenomeni i djegies së makinës si mesazh kërcënues u rikthye edhe në Durrës. Një mjet u tentua të digjet në orët e para të mëngjesit, nga një person që është filmuar nga kamerat e sigurisë!
Mesazhet kërcënuese me djegien e makinave u rikthyenedhe në Durrës!
Ky automjet tip “RENAULT” në pronësi të shtetasitAlbano Çomani u tentua të digjet me lëndë djegëse.
Ngjarja u shënua rreth orës 03 00 të mëngjesit, ndërsamjeti ishte i parkuar pranë një dyqani.
E gjithë skena është filmuar nga kamerat e sigurisë sëbiznesve në zonë.
Burimet thonë se në pamje, autori dallohet teksa lëvizme bicikletë dhe me kapuç në kokë.
Ai afrohet pranë dy mjeteve të parkuara dhe hedhlëndën plasëse.
Shpërthimi ka qenë i vogël dhe nga zjarri i krijuar udëmtua në përmasa të vogla mjeti në fjalë si dhe një automjet tjetër tip Ford.
Mësohet se ka qenë vete pronari që ka konstatuarngjarjen dhe ka njoftuar policinë.
Në dëshminë e parë para grupit hetimor, Çomani mësohetse ka thënë se nuk ka asnjë konflikt me persona të tjerë që mund të ketë çuarnë këtë veprim.
Ndërkohë, në pyetje pritet të merret edhe pronarja emjetit tjetër të dëmtuar!
Policia e Durrësit në njoftimin paraprak tha se ende po bën verifikime për identifikimin e autorit.
