Mesazhi i mjekut: Është shumë më e lehtë të mbash këtë maskë se atë të oksigjenit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Korrik 2020, 09:31
Teksa maska tashmë është bërë e detyrueshme nëambientet e mbyllura publike, si një masë për të frenuar përhapjen e Covid-19, vjennjë tjetër mesazh sensibilizues nga rradhët e bluzave të bardha.
Ka qenë ministrja e Shëndetësisë, OgertaManastirliu ajo që ka publikuar në Facebook, mesazhin e mjekut Arben Baboçi, icili i bën thirrje qytetarëve që të përdorin maskën, për të mbrojtur veten dhetë dashurit e tyre, pasi është më e lehtë se të mbash maskën eoksigjenit.
Mesazhi i Baboçit: “Është shumë më e lehtë të mbash këtë maskë, se sa maskën e oksigjenit. Bëje për vete, për të dashurit e tu e për të tjerët që të rrethojnë”.
Deri më tani në vend janë shënuar 112 viktima nga Covid-19 dhe janë regjistruar 4,090 të infektuar.
