Të infektuar nga Shqipëria në Itali, Presidenti i Toskanës: Të ndërpriten fluturimet me Tiranën
Numri i të infektuarve me koronavirus në rajonin e Toskanës në Italiduket se ka shqetësuar Presidentin e kësaj zone, Enrico Rossi.
Gjatë ditëve të fundit, shumë prej personave që kanë rezultuar pozitivëkanë udhëtuar nga Shqipëria, kryesisht nga Tirana.
Në 24 orët e fundit në Toskana u regjistruan 17 raste prej të cilëve13 kishin ardhur nga Shqipëria.
Ndaj Rossi i ka kërkuar qeverisë qëndrore të Italisë që të marrëinformacione për të gjithë qytetarët që vijnë nga Shqipëria ose në të kundërt tëanulohen fluturimet nga Shqipëria.
Vetëm në javën e kaluar, numri i personave tëkthyer nga Tirana dhe që kanë rezultuar pozitiv me koronavirus në Toskana kaqenë 31.
‘Dotë bllokojmë fluturimet direkte nga Tirana’, është shprehur Rossi.
Rossigjithashtu kërkon të dijë të dhënat jo vetëm se kush kazbarkuar ose do të zbarkojë në Firencë dhe Pizë por edhe në aeroportet e tjeraitaliane dhe prej andej ai transferohet në Toscana.
Vetëm pak ditë më parë Italia vendosi të bllokonte fluturimetdirekte nga Kosova, Serbia, Mali i Zi dhe vende të tjera aziatike.