Qëlloi me armë zjarri drejt dy të rinjve, pranga 33-vjeçarit në Durrës

Një 33-vjeçar u vu në pranga nga policia eDurrësi, pasi qëlloi me armë zjarri dhe u largua nga vendngjarja.

Ngjarja ndodhi më datën 02.07.2020, në lagjennr. 13, në zonën e plazhit.

''Shërbimet e DVP Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shijak, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin A. V., 33 vjeç, banues në Shijak, Durrës'', thuhet në njoftimin e policisë.

Ky shtetas dyshohet, pas një konflikti përmotive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të shtetasve F. T., 18vjeç dhe Sh. T., 24 vjeç, banues në Durrës dhe më pas ka hedhur armën e zjarritnë tokë dhe është larguar me shpejtësi për t’i shpëtuar kapjes nga Policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale"Vrasja me dashje e mbetur në tentativë" dhe "Armëmbajtje paleje", për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.