Sondazhi, Zekja: Biznesi fason ka tendencën të ndryshojë prodhimin drejt veshjeve spitalore dhe sanitare

Biznesi fason është një ndër sektorët më të goditur tëekonomisë për shkak të koronavirusit në Shqipëri.

Sëfundmi është realizuar dhe një sondazh për të parëse si punon ky biznes pas heqjes së masave të sigurisë.

Florian Zekja, anëtarë i kryesisë i Bashkimit të Shoqatave pro Eksportit u shpreh se përmes këtij sondazhi kanë marrë rezultate vërtetë shqetësuese.

Në një intervistë për Ora News, ai thotë se ky bizneska tendencën për të ndryshuar prodhimin drejt veshjeve spitalore dhe sanitare.

Sipas këtij sondazhi, 37 përqind e bizneseve tëangazhuara në këtë anketë, kanë diversifikuar prodhimin e tyre totalisht osepjesërisht.

Zekja:Ne kaluam në dy situata, nga ajo efillimit të shkurtit që ishte një situatë relativisht e mirë për ne. Kishimnevojë për fuqi punëtore dhe kishim lidhur shumë kontrata me të huajt. Por pashapjes për shkak të pandemisë, nga ajo nevojë për fuqi punëtore kaluam në njësituatë që po llogaritet një humbje e 22 mijë vendeve të punës. Kjo si rezultati disa faktorëve. Së pari ishte mungesa e transportit urban që na vuri në vështirësi.Një faktor i dytë ishte mbyllja e shkollave dhe kopshteve të cilat çuan në atëqë nënat nuk kishin mundësi akomodimi për fëmijët dhe u detyruan të lënin punët.E treta ishte dhe frika. Biznesi fason ishte një ndër bizneset ku kagrumbulluar numrin më të madh të njerëzve. Ne na lindi nevoja për të bërë njëpyetësor për të bërë një llogari se në çfarë gjendje është ky sektor.

Ishtenjë pyetësor që u realizua me 10 përqind të biznesit fason por nxorëm disarezultate shumë domethënëse për të parë situatën e sotme dhe mënyrat se si mundta shpëtojmë këtë sektor. Nga pyetja se sa persona janë rikthyer në punë në kohëne izolimit, ne na rezultoi se mesatarisht 31 përqind e punonjësve nuk janërikthyer në punë. Është një shifër shumë e lartë për një biznes të tillë.Pyetjes se sa nga fabrikat kanë diversifikuar prodhimin, pra nga moda tekveshjet spitalore dhe sanitare na rezultoi se 37 përqind e ndërmarrjeve kanëndryshuar totalisht ose pjesërisht mënyrën e prodhimit. Kjo do të thotë që në tëardhmen ky biznes do të jetë i orientuar drejt prodhimit të veshjeve spitalore.

Intervista në studio megazetarin Leftion Peristeri, përgatiti Endi Mullaj