Pesë orë pa rezultat, Këshilli Politik mblidhet sërish. Rama: Stacioni i fundit, 30 korriku

Edhe pas 5 orësh debat në Këshillin Politik nuk u arritnjë marrëveshje mes PS, PD dhe opozitës së bashkuar.

Pavarësisht se kryeministri Rama, i pranishëm në këtëtakim, e cilësoi tryezën interesante, tek deklaratat e palëve nuk u reflektua.

Opozita e bashkuar kërkoi që të votohet pa asnjë ndryshimmarrëveshja e 5 qershorit, ndërsa Rama ngul këmbë duke thënë se nuk ka kthimpas për listat e hapura.

PS kërkoi të rikthehen sërish në Këshill ditën e martë,por sipas mazhorancës ende nuk ka as për këtë çështje dakordësi. Arsyen e vërtetëe shpjegoi vetë i dërguari i Lulzim Bashës, Sekretari i Përgjithshëm i PDGazment Bardhi.

Edi Rama: Diskutimi ishte i gjatë, interesant. Nuk thamë ndonjë gjë të re. Kemi një qëndrim sipas nesh shumë të qartë dhe ka një realitet politik i cili imponon një qasje që për ne është e diktuar si forca më e madhe por njëkohësisht kemi dhe detyrimin të krijojmë një proces dhe të arrijmë në një rezultat ku nëse të gjitha palët nuk janë 100%  dakord me të gjitha sëpaku secila nga palët të ketë pjesën e vet. Në këtë aspekt mendoj se është e rëndësishme të diskutojmë, të vazhdojmë të diskutojmë. Ishim gati të vazhdojmë diskutimin pa ndërprerje që nesër. Përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare kërkuan kohë, është në të drejtën e tyre por kemi një kalendar që ka një kufi të caktuar që është fundi i muajit korrik. Do të shikojmë në proces po besoj se diskutimi ishte pozitiv.

Gazment Bardhi: Sot na u konfirmua që ne do të na duhet të rihapim sërish çështje që kemi dakordësuar në marrëveshjen e 5 qershorit.Nuk mundemi që të hedhim në kosh punën 6 mujore të Këshillit Politik. PS kërkon që t’i rikthehemi çështjeve për të cilat kemi rënë dakord. Ne kemi bërë një diskutim, kërkojmë që palët e tjera që kanë firmosur të jenë serioz në këtë proces. Çështja e respektimit është një kusht e nisjes së bisedimeve me BE. Ka një apel nga faktori ndërkombëtar për të mos e prekur këtë marrëveshjen. Për ne është e papranueshme t’i rikthehemi çështjeve të dakordësuar në 5 qershor. Ne i kemi dhënë kryeministrit që të na informojë se kur do të kalojë për votim pa ndryshim marrëveshja e 5 qershorit. Nuk ka një datë se kur do të votohet në parlament. Presim një përgjigje prej tyre.

Shefi i qeverisë nënvizoi se ky është një proces me dy korsi ku stacioni është 30 korriku.

Edi Rama: Koha kakufizimin e vet. Hapja e listave tashmë nuk është një variant por angazhim karshinjerëzve dhe ne si partia më e madhe dëshirojmë të përfshijmë qytetarët në procesine përcaktimit të atij që do të jetë grupi jonë i nesërm parlamentar.  Duhet të çojmë deri në fund dhe angazhimin e nënshkruarmë 5 qershor. Është një proces me dy korsi ku sidoqoftë stacioni është 30korriku.

Opozita jashtëparlamentare u përfaqësua në Këshill nga Gazment Bardhi, Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasili, PS nga kryeministri Rama dhe Damian Gjiknuri, ndërsa opozita parlamentare nga Myslim Murrizi dhe Rudina Hajdari.

Edhe pse ishte vetë Rama që i bëri thirrje Bashës për t’u ulur sërish bashkë për reformën zgjedhore, pasi ndenji 5 orë me Gazment Bardhin ndryshoi mendje.

Edi Rama: Më shumë rëndësi ka përmbajtja e çështjes sesa e delegacioneve. Është njësoj, nuk bën asnjë dallim se është Gazment Bardhi apo Lulzim Basha.

Madje për Kryeministrin ky ështënjë format i mirë që duhet ruajtur edhe në vijim.

Edi Rama: Është njëformat i mirë që duhet të përpiqemi ta ruajmë dhe ta mbajmë sepse jeta politikenuk mbaron në fund të korrikut. Ngado të rrotullohesh përsëri rrugëtdemokratike të çojnë në tryezë. Ka një potencial të rëndësishëm që do përpiqemita shfrytëzojmë. PS nuk e di çfarë duhet të lëshojë më.

Rama konfirmoi edhe njëherë se kërkesapër ndryshime kushtetuese nuk përbën asnjë shkelje për marrëveshjen e 5qershorit.

Ndërsa Myslim Murri paralajmëroipas mbledhjes se nuk do të japë asnjë votë për ndryshimet në kodin zgjedhor tëdakordësuar më 5 qershor, Rama la të kuptohet se nëse nuk marrin një konsensustë përgjithshëm do të kërkojnë një mbështetje të mjaftueshme.

Edi Rama: Ne jemi më të mëdhenjtë dhe janë dy palë më të vogla që i duan të gjitha për veten e tyre dhe nuk i hapin rrugë njëra-tjetrës por do mundohemi të punojmë dhe të bindim opozitën parlamentare që duhet të jetë më fleksibël në këtë proces. Mbase nuk do të arrijmë dot ti kemi të gjithë sëbashku por mbase do të arrijmë të kemi një mbështetje që të jetë e mjaftueshme. Opozita parlamentare janë shumë parti, shumë individë, kanë një qëllim të përbashkët dhe një vijë të përcaktuar shumica dërmuese e tyre për ndryshimet në Kushtetutë me të cilat biem dakord dhe ne me ato modifikime që kanë ndodhur. Në fund fund duhet të mbizotërojë arsyeja e thjeshtë që nuk mund ti kesh të gjitha, por duhet që edhe të tjerët të marrin diçka.

Ndërsapërfaqësuesit e deputetëve të pakicës në parlament vijojnë të përfitojnë sa mëshumë nga kjo situatë, të paktën deri në zgjedhjet e ardhshme. Ata kërcënojnëse nuk do të votojnë marrëveshjen e 5 qershorit.

https://youtu.be/v8NY1uWeJq0

Murrizi: Vazhdoni me bodrumin e pallatit të kongreseve, nga opozita parlamentare nuk merrni kokërr vote

Bardhi: PS kërkon të rihapim çështjet e dakordësuara më 5 qershor, nuk hedhim poshtë punën e këshillit

Ora 16:51 Hajdari: Marrëveshja e 5 qershorit e paplotë, ne kemi votat

Hajdari u shpreh se marrëveshja e 5 qershorit nuk është e plotë dhe se opozita jashtë parlamentit duhet të gjejë votat për ta votuar.

Hajdari: Pranuan që marrëveshja nuk është e plotë. Marrëveshja e 5 qershorit është një pikënisje dhe jo fundi i rrugës. Demokratët nuk mund ta njohin tagrin e dikujt që nuk ka votë. Basha duhet të mbrojë këtë marrëveshje, pasi e ardhmja e shqipërisë nuk pret. Nëse kjo marrëveshje nuk ka bekimin e shqiptarëve nuk mund ta quaj të plotë. Ne si opozitë duhet ta plotësojmë këtë marrëveshje, por nuk mund të dalim para një mazhorancë sikur po marrin një copë tokë. Ta bëjmë këtë reformë ashtu sikurse u takon shqiptarëve.

Çdo palë dha mendimet e tyre. Ne shtruam ndryshimet kushtetuese dhe bëmë shumë të qartë. Marrëveshja është tjetër dhe reforma është tjetër. Nuk mund të quhet një marrëveshje e plotë ajo e 5 qershorit. Dua që opozita jashtë parlamentit të kuptojë që për të pasur një reformë zgjedhore për qytetarët duhet që të hapen listat. Opozita parlamentare ka votat e saj në parlament. Opozita jashtëparlamentare nuk i ka votat në parlament dhe duhet t’i gjejnë.

https://youtu.be/UaHFUrJ1boY

Lexo gjithçka ndodhi sot në 5 orë diskutime në Këshillin Politik

Ora 15:33- Rama: Kërkojmë hapjen e listave, sistemi nuk ndryshon

Burime nga mbledhja bëjnë me dije se Rama ka deklaruar në Këshillin Politik se nuk do të ndryshojnë asgjë nga marrëveshja e 5 qershorit dhe se do ta votojnë.

Por për ta votuar, ka theksuar ai, duhen votat e opozitës në Kuvend, të cilët kërkojnë hapjen e listave.

Rama: Për ta votuar nëparlament na duhen votat e opozitës në parlament. Në takimet me opozitënparlamentare kemi rënë dakord që të hapim listat. Unë kërkoj nga ju që të ulemitë reflektojmë në kod sanksionimin e hapjes së listës që vjen nga ndryshimetkushtetuese pa cënuar përfaqësimin ligjor. Nuk do të ndryshojmë as sistem dheas zonat zgjedhore, por të vetmen që po kërkojmë është hapja e listave. Mendryshimet kushtetuese nuk ndalohen koalicionet parazgjedhore, pasi ju mund tëgrumbolloheni në një listë.

Ora 14:00- Pas tre ore diskutimesh keshilli politik u ndërpre për një pauzë të kërkuar nga vetë kryeministri.

Fillimisht Gjiknuri bëri një rezume të propozimeve sa i takon hapjes së listave dhe koalicioneve parazgjedhore dhe pragut qe do vendoset ne kodin elektoral. Gjiknuri eshte shprehur se nuk jemi për heqjen e koalicioneve parazgjedhore, pasi ato mund të futen në një listë por kjo nuk pranohet nga Sekretari i Përgjithshëm  i PD Gazment Bardhi. Opozita kërkon që marrëveshja e 5 qershorit të miratohet pikë për pikë. Nga ana e tjeter kryeministri eshte shprehur se i duhet të marrë Ka thënë se unë do të marr parasysh dhe kërkesat e opozitësnë parlament pasi PS nuk I ka 84 votat e nevojshme.

Ora 13:50 - Opozita: I qëndrojmë firmës sonë në marrëveshjen e 5 qershorit

Sekretari i Përgjithshëm  i PD Gazment Bardhi, ka deklaruar gjatë mbledhjes, se qëllimi i kryeministrit Rama, është të rihapë edhe njëherë diskutimin për marrëveshjen e 5 qershorit.

Por, opozita i qëndron firmës së vënë në marrëveshje,dhe nuk mund të rishihet si çështje.

Gjithashtu, sipas Bardhit, ndryshimi i sistemitzgjedhor, nuk mund të bëhet tani, por në një fazë më të vonshme.

Gazment Bardhi: ''Kuptuam nga diskutimi i Kryetarit të Partisë Socialiste që qëllimi është të rihapim edhe njëherë diskutimin për përmbajtjen e marrëveshjes së 5 Qershorit dhe të bëjnë ndryshime të saj. Drafti i marrëveshjes së 5 Qershorit është produkt i një pune të përbashkët 6 mujore, është miratuar dhe nënshkruar me konsensusin e të gjitha palëve, me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë.

Ne i qëndrojmë firmës sonë dhe deklarojmë që nuk mund të rishihet apo rishkruhet asnjë fjalë ndryshe nga ajo që palët kanë dakordësuar dhe nënshkruar bashkërisht. Çështjet që ju shtruat bien në kundërshtim dhe ndryshojnë Marrëveshjen e 5 Qershorit dhe prishin dakordësinë që ne kemi arritur aty. (nenet 19 dhe 36 të draftit të nënshtruar në zbatim të marrëveshjes së 5 Qershorit).

Gjithashtu, në mbledhjet e Këshillit Politik, por edhe gjatë diskutimeve në Rezidencën e Ambasadores së SHBA-së, përfaqësuesi zyrtar i Partisë Socialiste nuk ka dhënë konsensusin për ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe ka dakordësuar se kjo çështje nuk mund të diskutohet tani, por në një fazë më të vonshme.

Ky fakt konfirmohet edhe nga përmbajtja e marrëveshjes së 5 Qershorit, ku specifikohet në shënimin nr. 2 që “nuk ka konsensus për ndryshimin e sistemit”. Sipas pikës 12 të marrëveshjes së firmosur më 5 Qershor “12. Hyrja në fuqi”: “ky shënim është i zbatueshëm për zgjedhjet e rradhës”.

Ora 11:07 - Mbërrin kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në ambientet e Pallatit të Kongreseve, ku dhe do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Politik.

Rama ishte i pajisur me maskën mbrojtëse kundër Covid-19.

https://youtu.be/t8GafNlSEYE

Përbërja e Këshillit Politik

Krah Damian Gjiknurit, në këshill do të jetëedhe kryeministri Edi Rama, ndërsa PD, do të përfaqësohet nga Gazment Bardhi,pasi kryedemokrati Basha do të zhvillojë një vizitë dyditore në Kosovë.

Opozita parlamentare do të përfaqësohet meRudina Hajdarin dhe deputetin Myslym Murrizi, i cili këtë organ me herët e kakrahasuar me “komitetin e shpëtimit te bandave te marsit 1997”.

Qëndrimi i ndërkombëtarëve kundër  dhe presioni i politikës në Tiranë  e detyruan kryeministrin Edi Rama që të tërhiqet për ndryshimet kushtetuese dy javëpara se ta miratonte në Parlament.

Ishte Presidenti Ilir Meta, i cili në orët e para të mëngjesit të së premtes (17 korrik) në një takim me liderin e opozitës ka marrë dakordësinë e Lulzim Bashës për t’u rikthyer në Pallatin e Kongreseve për ndryshimet kushtetuese, propozim që u pranua edhe nga kryeministri Rama.

rama me maske
Kryeministri Rama me maskë
edi rama me maske
Kryeministri Rama mbërrin në Këshillin Politik