Ina Zhupa denoncon: Ndërhyrja në fasadën e ministrisë, manual i shpërdorimit të parave të qytetarëve nga Veliaj
Zëdhënësja e PD-së,Ina Zhupa ka denoncuar punimet të cilat po bëhen në fasadën e Ministrisë sëDrejtësisë.
Përmes një postiminë Facebook, Zhupa shkruan se ky investim nga kryebashkiaku Veliaj është shpërdorimi parave të qytetarëve.
Kjo pasi sipas saj,fasada aktuale e ministrisë nuk ka nevojë për ndërhyrje pasi është në gjendje tëmirë.
Ajo shkruan se edhevetë punonjësit e ministrisë janë kundër pasi kjo ndërhyrje është e panevojshmedhe penguese në punën e tyre.
Postimi i plotë:
Manuali i shpërdorimit të parave të qytetarëve tëTiranës nga Erion Veliaj!
Rradhaështë e fasadës së ministrisë së drejtesisë, siç e keni parë një godinë emirëmbajtur, e bukur, dhe simbolike për qytetin.
Fasadae ministrisë ishte tejet e rregullt, cilësore edhe e pa dëmtuar, bërë me pllakatë mëdhaja mermeri. Por Veliaj vendosi që Fusha shpk duhet të merrte paratë eqytetarëve të Tiranës për të prishur edhe ribërë fasadës e ministrisë sëdrejtësisë. Pllakat e padëmtuara të mermerit të shkatërroheshin dhe të vihenpllaka tualeti sipas projektit të Veliaj-Fushës.
Siçmund ta shikoni edhe nga prezenca e shtuar e policive, vetë zyrtarët eMinistrisë së drejtësisë nuk kanë qënë dakort që të kryhej një ndërhyrje etillë e panevojshme dhe penguese e kotë në punën e tyre të përditshme. Mirëpo“betejën” institucionale e fiton Veliaj, kryebetonieri, pinjolli i oligarkëvetë ndërtimit duke shpërdoruar paratë e qytetarëve të Tiranës.
Këto para mund të ishin përdorur në dobi të banorëve apo për të ndihmuar biznesin e zonës që i ka paralizuar punët prej muajsh për një projekt milioner të Fusha shpk dhe Veliajt. Por jo, videot e propagandës duan një fasadë të re me paratë tona.

