Maliqi: Rama i ka varfëruar shqiptarët për t'i blerë më lehtë në zgjedhjet e ardhshme
Këshilli politik, tashmë me një formulë të re përfaqësimi, do të mblidhet të hënën në orën 11, për të diskutuar mbi tri çështje që u hapen për diskutim nga opozita parlamentare dhe partia socialiste pas marrëveshjes së 5 qershorit, hapjen e listave, heqjen e koalicioneve parazgjedhore dhe ndryshimin e pragut.
I pranishëm në këtë takim do të jetë dhe kryeministri Edi Rama.
Por pavarësishtmbledhjes, deputeti Lefter Maliqi i qëndron sërish marrëveshjes së arritur më 5qershor me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve.
Në një intervistë përRTV Ora, Maliqi shprehet se Këshilli Politik është aktrimi i rradhës i Edi Ramës.Deputeti beson tek fitorja e opozitës së bashkuar duke u shprehur se Rama do tëketë një fund të hidhur.
Maliqi: Këshilli Politik ka mbaruar punë që më datë5 qershor në rezidencën amerikane. Atë marrëveshje që e firmosën dhe ambasadorëte BE-së dhe ShBA. Shqiptarët janë në verën e ardhshme me një fitorespektakolare të opozitës së bashkuar. Të gjitha nismat e tjera me regji të beuttë Surrelit dhe me porosi të kryera nga kryetari i grupit parlamentar të PS-së,për të përdorur opozitën e re e cila tashmë mbi 20 deputetë kanë qenë në tëgjitha pro të gjitha nismave antiligjore të Rilindjes. Nesër është aktrimi irradhës i këtij njeriu i cili është fatkeqësi kombëtare. Ky njeri do iki me njëfund të hidhur.
Gjithashtu Lefter Maliqi tha se Rama është një faktor për varfërimin eShqipërisë dhe se e ka bërë me qëllim. Kjo pasi sipas tij, Rama e ka më të lehtëpër të blerë votat e shqiptarëve në zgjedhjet e ardhshme.
Maliqi: Ai lakuriq ka dalë me kohë. Tani e nxori kokën.Tashmë këto kohë përflitet që do të dalin dhe provat e sakta kur ka qenë në vitet93'-94' në burg në Francë nën akuza sipas dosjes dhënë nga koleksionistiGjergji Thimo dhe sipas të dhënave ka qenë i dënuar 3 vite e disa muaj. Ka bërëshumë pak dënim për shkak të një kartele mjekësore si skizofren. Dhe unë besojse këto kohë ato do të dalin. Kam disa mesazhe këtu të ardhura. Problemi ështëqë ky njeri është me të vërtetë me probleme, ndaj Sali Berisha në Kuvend ithoshte që të bëjë testin e drogës dhe psiqik. Ky të gjitha i mohon ashtu siçmohon këto të Gjergj Thimos për dosjen.Çfarë akuzash nuk kemi për këtë njeridhe ky sërish nuk reagon, pavarësisht qëndrimeve të tija.
Unë kamqenë drejtues i mirëfilltë policie, ku të burgosurit me burgim të përjetshëmsot janë në burgjet e Shqipërisë pavarësisht se disa prej tyre po del. Kurarrestoja kriminel, kur i thërrisja si të dyshuar, kishin një qetësi siç e kaky. Një qetësi, mohonte çdo gjë, i mbante në shantazh të tjerët për të arriturqëllimet e krimit, të njëjtën gjë siç bën ky me popullin. Ky ka një qëllim. Evarfëroi vendin për ta blerë më lehtë për zgjedhjet e ardhshme. Edhe të dhënate fundit nxorën që Shqipëria ka një pagë mesatare 30 përqind më pak se Kosova.Jo vetëm që pagat nuk i rriti por ka rritur taksat duke varfëruar popullin.Ky ela vendin dhe pa Gjykatë Kushtetuese. Kjo sepse kërkon të vijë dhe njëherë nëpushtet me qëllimin final.
Intervista në studio me gazetarin Xhoi Malësia, përgatiti Endi Mullaj