Korçë, punimet artizanale me thupër, mundësi vetëpunësimi për romët e egjiptianët
Thurja e thuprës ështëtradita që mund të ndihmojë të rinjtë e komunitetit rom dhe egjiptian të vetëpunësohen.Disa prej tyre ndoqën një kurs tre mujor pranë Qendrës profesionale nëjuglindje.
Për tre muaj, të rinj nga komuniteti rom dhe egjiptiannë Korçë u trajnuan në thurjen e thuprës.
Punimet e para i prezantuan në një panair, ndërsa tashmë sfidë kanë krijimin e mundësive përvetëpunësim.
"Kemimësuar mirë dhe themi të vazhdojmë më tej".
Për mjeshtri e thuprës, Xhevahir Hysa, ruatja dhepërçimi i kësaj tradite është pasuri për qytetin.
Por ai thotë se koha për të përgatitur mjeshta tëmirëfilltë nuk ishte e mjaftueshme.
Hysa:Është e trashëguar nga gjyshërit tanë dhekemi dëshirë që tua përcjellim të rinjve. Të rinjtë kishin shumë zell të mësoninpor koha ishte e limituar.
Kursi i mjeshtrave të thuprës erdhi si Risi në qendrënProfesionale në Korçë, ku synimi është që të kthehet si shërbim për qytetarët.
Për vite me radhë, mjeshtrit e shportave nëkomunitetin rom thuajse e kishin braktisur zanatin për shkak të mungesës sëtregu, ndërsa prej pak vitesh kjo traditë synohet të rigjallërohet.