Parashikimi i motit: Gjatë javës temperaturat do shkojnë 39-40 °C

Nënjë lidhje direkte me emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora, ka qenë meteorologuAkil Osmani nga Meteoalb i cil na ka informuar se si do jenë temperaturat gjatëkësaj jave. Ai ka treguar se e gjithë java do karakterizohet nga mot i kthjellët,ku vlerat maksimale mund të shkojnë deri në 39-40 gradë në zona të veçanta.

“Dita e sotme pritet të jetë nëdominimin e kthjellimeve edhe pse do të ketë prezencë të paktët të vranësirave.Kjo do të jetë kryesisht gjatë orëve të pasdites dhe të mbrëmjes, duke bërë qëtë kemi reshje të karakterit lokal, por që do të mbeten në zonat malore, ndërsapjesa tjetër e vendit do të jetë në dominim të kthjellimeve.

Përsa i përket temperaturave, ditën e sotme, vlerat minimale do jenë 12 gradë celcius në zonat malore, ndërsa në vlerat maksiale pritet të jenë 34 apo 35 gradë celcius. Gjatë kësaj jave, vlerat termike të kenë një rritje të tyre, duke bërë që vlerat maksimale të shkojnë 39 apo 40 gradë në ndonjë zonë të veçantë. Edhe në zonat malore vlera maksimale e tepmeraturave do arrijë deri në 35 gradë celcius”, është shprehur meteorologu.