Batuta e Vasilit: Rama kërkon një fushë vetëm me lojtarët e tij, dhe portën bosh për të shënuar

Ndryshimetkushtetuese në kuadër të reformës zgjedhore do të mbledhin sërish KëshillinPolitik ditën e nesërme (20 korrik) ku prezent do të jetë dhe kryeministri EdiRama.

KryeministriRama ka pranuar kërkesën e opozitës parlamentare për hapjen e listave, pavarësishtse kjo e fundit ka qenë pjesërisht, teksa ka deklaruar se këto e bëjnë tëmundur realizimin e koalicioneve parazgjedhore.

Nënkryetarii LSI-së, Petrit Vasili në një intervistë për Ora News shprehet se koalicionetjanë të patjetërsueshme. Sipas tij, kjo është një manovër e kryeministrit për tëshpëtuar kokën e tij.

Ai thotë seRama kërkon të krijojë një fushë vetëm me lojtarët e tij dhe me portën kundërshtarebosh për të shënuar.

Vasili: Bëhet fjalë për një manovër të kryeministritpër të shpëtuar kokën e tij. E drejta e garës së partive politike, vetëm apo mekoalicione, është një e drejtë kushtetuese dhe e patjetërsueshme. Erdhi nëkonkurimin në koalicion. Koalicionikrijon një frymë bashkëpunimi. I jep atë që Edi Rama nuk do që të dëgjojë, ibashkon interesi i vetëm për të larguar Ramën si e keqja më e madhe e vendit. Përsai takon listat, ju keni parë që ai nuk i ka hapur listat. Një e treta e listësmbetet e mbyllur, pjesa fituese. Ndërsa pjesa e cila ka mundësi minimale osezero për të fituar, bëhet e hapur. Kuptohet që kjo ka të bëjë vetëm me njëmaskaradë. Rama kërkon të ketë vetëm një fushë brenda së cilës të ketë 11lojtarë të vetë, ndërsa përballë të mos ketë asnjë dhe portën bosh për të shënuar.

Ndërsa përrifillimin e punës së Këshillit Politik për ndryshimet kushtetuese, Vasilishprehet i bindur për të mos ndryshuar marrëveshjen e 5 qershorit dhe kërkonzbatimin e saj deri në fund.

Vasili: Nesërështë vetëm një rimarrje e punës së Këshillit Politik, i cili ka akoma çështjetë tjera për të diskutuar që lidhen me kodin zgjedhor. I vetmi veprim që mbetetpër ta përmbushur është vota në këtë parlament. Nuk ka asnjë mundësi që të bisedohetpër çështje konkrete. Në agjendë nuk ka asnjë çështje. Unë po juflas këtu si pjesëtar i opozitës së bashkuar. Ne kemi qëndrim të prerë dhe tëpalëkundur. Ndryshime të njëanshme që nuk kanë lidhje me thelbin e demokracisëdhe të zgjedhjeve, ndryshimet që nuk kanë të bëjnë me shitblerjen e votës,ndryshime që kanë qëllim eleminimin e koalicioneve, pasi koalicioni i madh iopozitës së bashkuar është fitues i padiskutueshëm. Ka një detyrë politike qëopozita e bashkuar i ka qëndruar shumë dhe e konkretizoi me marrëveshjen e 5qershorit.

Ka dyalternativa, ose marrëzia e Edi Ramës izolon Shqipërinë dhe i krijon dëme tëpallogaritshme vendit në një krizë shumë të thellë ekonomike dhe shoqërore, osetë ecim përpara në një proces zgjedhor normal i cili jep zgjidhje situatës politike.Si opozitë e bashkuar, jo se jemi më të lumturit me marrëveshjen e 5 qershorit,por ishte një zgjedhje për sigurimin e një procesi zgjedhor normal. Në marrëveshjene 5 qershorit nuk ka asnjë privilegj për opozitën shqiptare pasi janë rregullatë barabarta loje.

Intervista në studio me gazetaren Siklajda Shorja, përgatiti EndiMullaj