Lejimi i testeve serologjike në privat, Vasili: Pse refuzoi qeveria 3 muaj më parë? Më këtë të merret SPAK

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për IntegrimPetrit Vasili, ka reaguar në lidhje me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë,për të lejuar testet për Covid-19, edhe në laboratoret private.

Përmes një postimi në Facebook, Vasili shkruanse 3 muaj më parë, është kërkuar kjo gjë, por qeveria e kishte refuzuar.

Sipas tij, qeveria kërkonte të fshihte diçka që refuzoi njëmasë të tillë të dobishme, ndaj dhe SPAK duhet të bëjë disa pyetje lidhur mekëtë çështje.

Postimi i Vasilit në Facebook

Ç'qellim i keq shtyu qeverine te mos lejonte deri sot testimin te laboratoret e tjere??

Sot qeveria vendosi te lejoje testime per Covid-19 edhe ne laboratore te tjere.

Thuajse tre muaj me pare, ne 1 prill, i kam kerkua publikisht qeverise te lejoje testimin edhe ne laboratore te tjere.

Po qeveria refuzoi egersisht.

Pse refuzoi qeveria testimin ne laboratore te tjere?

Cfare kerkonte te fshihte qeveria qe refuzoi nje mase te tille te dobishme?

Keto pyetje do te duhet ti beje SPAK.

Lexoni ju lutem postimin e dates 1 prill.

Lexo edhe: Testet serologjike në privat, rezultatet do të përdoren për studimin e situatës dhe kurbën