Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Adem Bekteshi kërkon tjetër mandat si rektor
AdemBekteshi, rektor në detyrë i Universitetit të Shkodrës ka shpallur kandidaturënpër një mandat tjetër. Rritja e numrit të studentëve dhe cilësia ekonkurueshmëria e këtij institucioni në rang rajonal, janë objektivat.
Ka zgjedhur të kandidojë për një mandat të dytë përdrejtimin e një prej universiteteve më të rëndësishme në vend.
Rektori në detyrë i “Luigj Gurakuqit” në Shkodër, AdemBekteshi i cili e ka nisur tashmë fushatën, ka zgjedhur që përmes njëkomunikimi me mediat të shpalosë fillimisht arritjet në 4 vite, që sipas tij ijapin mundësinë të kërkojë një votëbesim të dytë.
Bekteshi:Rikandidimin tim e bazoj në punën e bërënë mandatin e parë si dhe në projektet që kemi në të ardhmen.
Rritja e numrit të studentëve dhe cilësia e konkurueshmëriae këtij institucioni në rang rajonal, janë dy objektivat kryesore të mandatittë dytë.
Bekteshi:Duke shtuar programe të reja por dukerritur edhe cilësinë e përgatitjes së studentëve tanë.
Nuk preferoi t’i përgjigjet akuzave të rivales së tij nëkëtë garë Suzana Golemi, që deklaroi se do t’i kthente ligjshmërinëuniversitetit.
Bekteshi:Çdo kandidat ka planin e vetë tëzhvillimit të universitetit.
Një ftesë e ka për studentët që në 30 korrik të bëhen pjesëe procesit vendimarrës, pasi vota e tyre ka rëndësi për të ardhmen e këtijinstitucioni.
Bekteshi:Që të vijnë dhe të votojnë e të mos e shpërdorojnëvotën.
Prej vitit 1988 që është pjesë e sistemit arsimoruniversitar, prof.dr Adem Bekteshi ka kryer një sërë kualifikimesh në fushën ekimisë, ekologjisë dhe mësimdhënies në universitete dhe institute kërkimore tënjohura në Europë e më gjërë.
Ai ka kontribut të vyer në konsolidimin dhe modernizimin epërmbajtjes dhe praktikave të kimisë, veçanërisht të kimisë së përgjithshme,kimisë analitike dhe asaj ujore.
Njihet si autor i disa programeve mësimore, veçanërisht iteksteve teorike, ushtrimeve dhe praktikave laboratorike.
Me një kontribut të shquar në kërkimin shkencor ai ka njëbibliografi të pasur me mbi 80 artikuj dhe kumtesa në konferenca kombëtare dhendërkombëtare. Prej vitesh është anëtar i komiteteve shkencore të shumëkonferencave ndërkombëtare.