Fundi i kampionatit, Sulçe: Ndeshjet e mbetura dhimbje koke për Kukësin, i mbetet llogaritjeve matematikore

Kategoria Superiore duket se ështëdrejt fundit por lufta për titullin kampion duket se është çështje llogaritjepikësh.

Tirana mori një pikë shumë të rëndësishmepërballë Partizanit të premten ku siguroi një hapësirë prej 4 pikësh me vendine dytë, Kukësin.

Kryeredaktori i sportit në RTVOra, Altin Sulçe u shpreh në emisionin Ora Sport se 3 ndeshjet e fundit janëdhimbje koke për verilindorët pasi në këto momente gjithçka i është lënë në dorëllogaritjeve matematikore.

Sulçe: Të jep një ndjesi tjetër tëluhet një ndeshje në situatë të tillë. Një derbi që vinte pas tamponëve tëshumtë, gjendjes shëndetësore të lojtarëve. Pa tifozët në stadium por megjithatëDerbi e nxori kokën në fund. Muçi tërë elegancë i dha 1 pikë Tiranës e cila dotë jetë shumë e rëndësishme përsa i përket llogarive që nuk janë vetëm me lapsdhe letër por me makinë llogaritëse. Numri i ndeshjeve të mbetura është 3 dhepikët në këtë moment janë një dhimbje koke për Kukësin. Me të vërtetë iu afruanme 4 pikë, por janë dhe 3 ndeshje. Si do të shkojë Tirana me këto kundërshtarëqë ka.

Gazetari Bashkim Tufa ështëshprehur se Tirana mund ta ketë sjellë vetë kampionatin në këtë gjendje për tabërë atë më intrigues.

Tufa: Altini ka të drejtë.Diferenca u zvogëlua dhe nuk është më 9 pikë. Duke parë kalendarin Tirana ka dyndeshje brenda. Ato 4 pikë edhe shtohen. Tirana mund ta humbte vetë kampionatinose e ka sjellë vetë për ta intriguar kampionatin sepse e kishte gjithçka nëdorë. E vërtetë është që derbi u luajt pa tifozë por do të mbahet mend. Ishtederbi me maska dhe do mbahet mend gjatë. Ishte një ndeshje shumë interesante, eluftuar. Komplimente Partizanit dhe trajnerit.