Kukësi nuk dorëzohet ndaj titullit, merr 3 pikë kundër Teutës

Kukësi duket se do të tentojë deri nëfund garën për titullin kampion të Kategorisë Superiore.

Ajo shënoi një tjetër fitore të rëndëishmeditën e sotme (11 korrik) kundër Teutës me shifrat 3-0, ndërkohë që kryesuesite kampionatit, Tirana u nda në paqe në derbin me Partizanin me shifrat 1-1.

Vetëm 5 minuta iu desh verilindorëve qëtë kalojnë në avantazh përmes Vesel Limaj me anë të një “eurogoli” nga këndi izonës së portierit.

Ndërsa brenda 20 minutash, Cooper shënoinjë dopietë duke i siguruar një hap shumë të rëndësishëm drejt fitores Kukësit.

Diferenca mes dy vendeve të para ështëafruar shumë me 4 pikë saqë një gabim nga të dy kampet mund të kushtojë.

Ndërkohë për skuadrën e Kukësit njëbarazim e skualifikon automatikisht.