Shorti i Champions League: Ja rrugëtimi deri në finale, Ronaldo mund të sfidojë Real Madridin

Formati i ri i Champions-it është zbuluar. Njëminiturne me 8 skuadra dhe me ndeshje teke për të arritur deri në finalen emadhe, e cila do të luhet në 23 gusht në Lisbonë.

Ky është formati i përzgjedhur për të çuar në fundkompeticionin e rëndësishëm europian, i cili u “paralizua” për shkak tëKoronavirusit. Do të zhvillohet pasi të përfundojnë kampionatet dhe UEFA kapërzgjedhur Portugalinë si vendin pritës.

Në Nion të Zvicrës është hedhur shorti, i cili karezervuar disa çifte shumë interesante në çerekfinale të këtij kompeticioni. Nërast se Juventusi ia del të kaloje Lionin , atëherë do të përballej me fituesine çiftit Siti-Real, dhe në rast se madrilenët do kualifikoheshin, atëherëRonaldo do luante ndaj ish-skuadrës së tij.

Gjithashtu çifti Napoli-Barcelona do të përballen meçiftin e Çelsi-Bajern, që me shumë mundësi do jetë klubi gjerman, pasi nëndeshjen e parë triumfoi 3-0.

Surpriza Atalanta do të ketë një sfidë shumë tëvështirë, pasi është shortuar me PSG-në. Gjithashtu sfidë interesante ështëedhe Lajpcig-Atletiko Madrid.

Ndeshjet çerekfinale do të luhen në 12-15 gusht,gjysmëfinalet më 18-19 gusht dhe finalja e madhe më 23 gusht në Lisbonë.

Faza çerekfinale:

C1: Napoli/Barcelona- Bajern/Çelsi

C2: Real Madrid/ Siti- Lion/Juventus

C3: Lajpcig-Atletiko Madrid

C4: Atalanta-PSG

Faza gjysmëfinale:

Fituesi C1 – Fituesi C2

Fituesi C3 – Fituesi C4

Fituesja e Real Madrid/Mançester Siti- Lion/ Juventus– Fituesja e Barcelona/Napoli-Çelsi/Bajern

Fituesja e Lajpcig-Atletiko Madrid- Fituesja eAtalanta-PSG

Finale:

Lajpcig/ Atletiko– Atalanta / PSG VS Siti/Real– Juventus/Lion– Barcelona/Napoli – Bajern/Çelsi

shorti-champions
shorti-champions