Futboll për femrat, Vllaznia shpallet kampione Shqipërie

Skuadra e femrave të Vllaznisë ushpall kampione e Shqipërisë ditën e sotme (11 korrik) teksa fitoi një përballjeme skuadrën kryeqytetase.

Në një kohë që titullin e kishtesiguruar që në javën e parafundit, Vllaznia triumfoi edhe në ndeshjen e fundit tësezonit duke mposhtur Tiranën me rezultatin 4-1 në stadiumin “Loro Boriçi”.

Në ceremoninë e zhvilluar në fund tëtakimit ishin anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FShF-së, Vasil Bicaj, dheish-futbollisti i mirënjohur, Sulejman Demollari ata që i dorëzuan trofeun ekampionit Vllaznisë.

Skuadra shkodrane e mbylli kampionatin kombëtar të futbollit për femra në krye të renditjes me 52 pikë pas 18 javësh.

Shikoni fotogalerine duke klikuar ketu