Apolonia shpallet kampione e Kategorisë së Parë U-17

Skuadra U-17 e Apolonisë u shpall kampionee Kategorisë së Parë U-17 pasi triumfoi në finalen e kësaj grupmoshe.

Përballë kishin Shkëndijen B të Tiranës tëcilën e mundën me rezultatin 3-2.

Takimi u zhvillua këtë të dielë (12 korrik)në kompleksin “Internacional Tirana” ku dhuroi emocione të mëdha, teksaShkëndija B e Tiranës barazoi përkohësisht shifrat në 2-2 gjatë pjesës së dytë.

Mirëpo, të rinjtë fierakë kanëmundur të shënojnë golin e fitores e që u siguroi trofeun në minutën e 82-të mëanë të Kurtit.
Vendimtar edhe Trifoni, i cili realizoi një dygolësh në pjesën e parë përApoloninë, që pasi kishte fituar Grupin B pak javë më parë, u shpall edhekampione e Kategorisë së Parë për këtë grupmoshë.
Në ceremoninë e zhvilluar në përfundim të sfidës ishte anëtari i KomitetitEkzekutiv të FSHF-së, Abdyl Kuriu, ai që i dorëzoi trofeun e kampionit djemvetë KF Apolonisë.