De Biazi emërohet trajner i Azerbajxhanit

Xhani de Biazi i rikthihet punës si trajner pas 3 vitesh.

Ish-trajneri i Shqipërisë do të drejtojë kombëtaren eAzerbajxhanit.

Emërimi i tij në krye të kombëtares azere uparalajmërua gjatë pasdites së djeshme, ndërkohë që kjo nuk ishte hera e parëqë azerët e kontaktonin.

Për 64-vjeçarin ka pasur interesim edhe nga klube ekombëtare të tjera (Kameruni mes tyre), por De Biazi vendosi të zgjedhë azerëtku edhe është zyrtarizuar tashmë.

De Biazi drejtoi Shqipërinë në vitet 2011-2017, dhekualifikoi kombëtaren në europianin e vitit 2016.