Në Spanjë janë të sigurt: Griezman pasuesi i Ronaldos te Juventus
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Korrik 2020, 14:52
“Don Balon” nuk ka dyshime: Antoine Griezman do të lerë shumë shpejt Barcelonën.
Francezi nuk është aspak i lumtur në Katalonjë teksa marrëdhëniet e tij me Leo Mesin dhe trajnerin Setien nuk janë aspak të mira.
Prestigjozja spanjolle raporton se Griezman do të largohet drejt Torinos për të marrë vendin e Kristiano Ronaldos.
Transferimi i tij mund të ndodhë që në këtë merkato, por gjasat janë më të mëdha verën e ardhshme.