Vllaznia shpallet kampione në futbollin e femrave, Duka: Arritje historike
Një ditë pasi skuadra e Vllaznisë në futbollin e femrave ushpall kampione e Shqipërisë, reagoi dhe Presidenti i FShF-së, Armand Duka.
Përmes një postimi në Facebook ai vlerësoi arritjen e ekipittë vajzave të cilat rrëmbyen titullin kampion për të shtatën vit rradhazi.
Gjithashtu ai nuk la pa përmendur dhe arritjen e tyre vitine kaluar ku kaluan turin eliminator dhe shkuan deri në fazën e 1/32-ve të UEFA Ëomen’sChampions League.
Postimi i plotë:
“Dua të uroj skuadrën e Vllaznisë, që shpallet kampione eShqipërisë në futbollin e femrave për të shtatin vit radhazi! Një arritjehistorike e një skuadre që po shkruan historinë e futbollit të femrave, dukebërë një paraqitje mjaft të mirë dhe duke dhuruar njëkohësisht emocione tëmëdha në fushën e lojës. Përveç kësaj, unë vlerësoj edhe së tepërmifaktin se Vllaznia është kthyer në një simbol për shumë vajza shqiptare e qëduhet marrë shembull nga të gjitha klubet. Është gjithashtu edhe një burimfrymëzimi për të investuar akoma më shumë te futbolli femrave, që FederataShqiptare e Futbollit e ka shpallur si prioritetin kryesor për të ardhmen. Duatë uroj edhe një herë Vllazninë, drejtuesit, stafin teknik dhe shpresoj që nëtë ardhmen të shtohen radhët e vajzave të cilat duan të luajnë futboll. Shumëurime vajzave shkodrane që na bënë edhe një herë krenarë me suksesin e tyre!”,– shprehet Presidenti i FSHF-së në urimin e tij.