“Derbi i tamponëve”
A e bëri ai tamponin? Pyeti i frikësuar një futbollistpër lojtarin x të Partizanit...
Më tej... në një ambient tjetër sportiv diskutojnë përalternativat e ndjekjes të ndeshjes së të premtes mbrëma Partizani-Tirana...
A do ta shohim ndeshjen në lokal pyet shokun e tijRrema, një tifoz i vjetër i Tiranës. Po,i përgjigjet ai, por nuk na lënë të jemi në një tavolinë shumë njerëz sëbashku.Punë dreqi... edhe kjo.
Edhe këtu futet pa i thënë trajneri futu në lojë, lojtari me numrin 19, djalli Covid.
Dhe me të skemat ndyshojnë totalisht, vjen logjikshëmdistancimi social...
Në stadiumin e ri “Air Albania” që mezi e ndërtuam dhepritëm pafund, jo e jo, asnjë në tribuna, nuk do ketë këmb tifozi.
Ai, do të jetë i zbrazët, i akullt i pajetë, memec, memungesën e gjësë më të bukur që është tifozëria.
Por dy “lumenjtw” e kuq dhe bardheblu nuk do të ndajnëdot qytetin, as do të gjarpërojnë, siç kanë bërë ndër vite, as do të dëgjohenthirrjet e forta, të “Fanatiksave” dhe “Guerrilsave”, që realisht ishin, njëndeshje më vete.
Po jetojmë ndryshe, dhe po ecim në toka të pashkelura.Po përjetojmë një kohë të pazakontë për njerëzimin. Si ashtu si vetë jeta jonëqë ka ndryshuar aq shumë gjatë këtyre muajëve të çuditshëm, kështu ka pësuarndryshim edhe sporti më popullor në botë futbolli.
Dhe kur vjen e troket megaderbi Partizani-Tirana, mërziteshmë shumë. Mundohesh të hapësh YouTube-in dhe për të riaktivizuar memorjen, dhekur shokin pamjet historike të duket se kanë ndodhur në kohë të largëta.
Po Partizani e Tirana do të ndeshen edhe në këtëmënyrë.
Bardheblutë zbresinme synim titullin e lartë kampion.Kryesojnë me 6 pikë më shume se Kukësi, ndjekësi më i afërt.
Të kuqtë vijnë me “imunitet më të dobët sportiv këtësezon”, kërkojnë të dëshpëruar Evropën, por gati në një mision të pamundur.
Por ndeshja e kundështarëve shekullorë luhet edhe përmoral, jo vetëm për objektiv.
Do të jetë një derbi ndyshe, ata që do ketë më fat dota shohin në lokal në “mini stadiume”, por me kujdes të madh për pozicioninjashtë loje, distancimi social.
Të tjerët, më të kujdesshëm dhe mbase më të mëdhenjtënë moshë, që ruhen më shumë... do ta shohin ulur në divanë e kolltuqe ndeshjene heshtur, që urojmë të mbetet jetime... dhe t’i hap rrugën jetës... dhesportit.