Rishikimi i buxhetit, policisë i shtohen 500 efektivë

500 efektivë të rinj dot’i shtohen strukturës së Policisë së Shtetit. Ministria e Financave dheEkonomisë ka miratuar ndryshime në buxhetin e vitit 2020, ku parashikohet serritje e strukturës organike nuk parashikon kosto shtesë në buxhet.

Po ashtu në draftparashikohet një shtesë prej 40 milionë lekësh për Operacionin Forca e Ligjit,struktura e së cilës do të plotësohet me 87 efektivë.

Në rishikimin e tretë tëBuxhetit të vitit 2020 fondet për Policinë e Shtetit llogariten në 21 miliardëlekë, me një rritje prej 1.4% në raport me atë të 2019.

Sipas këtij propozimi,numri në total i efektivëve shkon në rreth 11,500.

Nga ana e Ministrisë së Brendshmebëhet e ditur se pas shtimit të punonjësve të rinj, po shikohet mundësia se sido shpërndahen kapacitetet e policisë, burimet njerëzore si dhe teknikat e saj.

Pak kohë më parë ishtevetë Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj që evidentoi mungesën në burimetnjerëzore.

Nga Saranda ai i bërithirrje qytetarëve nga zonat minoritare të bëhen pjesë e strukturës sëpolicisë.

Shtimi i numrit tëpunonjësve të policisë vjen në një kohë që procesi i vlerësimit kalimtar tëtyre ka ngecur.

Prej më shumë se një muajiky proces është pezulluar ndërsa ndryshimet e reja që u kërkuan nga Ministria eBrendshme nuk u miratuan nga Presidenti i Republikës Ilir Meta.

Sipas presidencës, ligjiiu kthye parlamentit me argumentimin se është miratuar në mënyrë të nxituar dhekrijon hapësira për keqpërdorimin e efektivëve në proceset zgjedhore.