Moody, përplas Tabakun e Denajn, agjencia vlerëson me B1 Shqipërinë, problem borxhi e PPP
Vlerësimime B1 që agjencia Moody i ka bërë Shqipërisë ka rikthyer përplasjet politike. PërJorida Tabakun kjo flet për dështimin e qeverisë. Ndërsa ministrja Anila Denajthekson se u konfirmua efekti pozitiv i strategjisë së qeverisë për tërmetindhe covid.
Agjencia ndërkombëtare e vlerësimitekonomik të shteteve, e ka vlerësuar me B1 Shqipërinë, çka reflekton një situatëstabël.
Megjithatë projektet partneritet publikprivat, borxhi i lartë dhe mungesa e konkurrencës mbeten sërish shqetësimkryesor.
Si rëndom për raportet ndërkombëtaremazhoranca dhe opozita i lexojnë të dhënat ndryshe.
Ish deputetja e PD Jorida Tabaku shprehet se qeveria duhet të pranojë dështimin me masat e marra.
Tabaku: Raporti i fundit i Moody’s nuk ka bërë asnjë renditje pozitive (si thotë vete Moody’s sepse nuk ka pasur qellim renditjen) por vlerësimin e ekonomisë. Ashtu si raportet e tjera ekonomike nga FMN tek OECD flasin për një kalbëzim të qeverisë nga korrupsioni. Moneyval flet për pastrimin e parave dhe e ka klasifikuar Shqipërinë në listën gri, Banka Botërore dhe BERZH raportojnë për një krizë të thellë ekonomike dhe recesion me 9% rënie.
Por Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj shprehetse pavarësisht tërmetit dhe pandemisë ekonomia shqiptare ka marrë nota pozitive.
Debaj: Qasjet destruktive të opozitës nuk e ndihmojnëShqipërinë, shtyjnë larg investitorët, frenojnë hapjen e vendeve të reja tëpunës dhe ulin mundësitë për shqiptarët më në nevojë. Pavarësisht dy goditjevetë njëpasnjëshme, tërmetit dhe pandemisë, Shqipëria vlerësohet qëndrueshëm nëRishikimin Periodik të Moody's.
Ajo shton se, në vitin 2019, investimet e huajadirekte ishin për të dytin vit radhazi mbi 1 miliard euro dhe deficiti buxhetornë raport me PBB ishte vetëm -1.9%.