Pogradec, familja me 5 anëtarë jeton me 50 mijë lekë të vjetra në muaj

Mjerimi i tejskajshëm dhe bashkëjetesame sëmundjen e kryefamiljarit janë drama e përditshme e familje Basholli ngaqyteti i Pogradecit.

Kushtet ekonomike në familjen 5anëtarëshe e detyronin kryefamiljarin Ilirjan Bashollin të emigronte në Greqi.

Por bota e familjes u përmbys në vitin2019 kur burri pësoi paralizë dhe hyri në koma.

"Ka13 muaj dhe për mua është jeta shumë e vështirë se as punë nuk mund të fillojëse duhet të rri me të 24 orë. Fëmijët duhet të shkojnë në shkollë."

Prej asaj kohë asgjë më nuk ishtenormale!

"Mëpengon shumë puna se s'mund t'ia lë edhe vajzës 14-vjeçe."

Ilirjani nuk mund të lëvizte, nuk mundtë fliste, por mund të ndjente gjithçka.

I rikthyer mes mjerimit, por tani me njëplagë më të madhe, Ilirjani qanë nga pamundësia jo vetëm për të ndryshuargjendjen, por tashmë edhe për të folur.

Bashkëshortja Mirela kujdeset për 45 vjeçarinsi të ishte një fëmijë midis aparaturave të shumta dhe tubove të cilat e mbajnënë jetë.

E shoqja qëndron pranë tij natë e ditëpasi shëndeti i tij mund të përkeqësohet dhe kjo e ka penguar të gjejë një punëpër të jetuar.

Ndihma sociale e kësaj familje është 50mijë lekë të vjetra, ndërkohë që duhet paguar qiraja prej 40 mijë lekësh dheshkollimi i vajzave të moshave 14, 12 dhe 9 vjeç.

Prej 6 muajsh bashkëshortja e Ilirjanitka dorëzuar dokumentet për pension invaliditeti por ende nuk e ka përfituar.

Shërimi i kryefamiljarit është pothuajsei pamundur ndërkohë familja bën apel për ndihmë nga institucionet apo edhenjerëz me zemër të madhe për tu zbehur disi dhimbjen që ka pllakosur familjen etyre.