Tiranë, procedohet penalisht banakieri i lokalit pasi kishte vënë muzikë të lartë

Procedohetpenalisht banakieri i një lokali, për veprën penale prishja e rendit dheqetësisë publike.

Policiaka shoqëruar në komisariat shtetasin me iniciale B. H., 21 vjeç.

Gjithashtu,policia ka sekuestruar pajisjet që përdoreshin për të bërë muzikë në ambientete këtij lokali.

"Shërbimet e Komisariatit tëPolicisë Nr. 2, në vijim të kontrollove për zbatimin e protokollit të sigurisëpër parandalimin e përhapjes së COVID-19 dhe në bazë të ankesave të bëra ngaqytetarët për një subjekt që vijonte aktivitetin duke prishur rendin dheqetësinë publike, kanë organizuar punën dhe gjatë inspektimit në rrugën"Muhamed Gjollesha”, kanë konstatuar një lokal që vendoste muzikë tëlartë, tej normave të lejuara." - njofton policia.

Njëkohësishtpuna ka vijuar edhe në drejtim të parandalimit, evidentimit dhe goditjes sëpaligjshmërisë dhe si rezultat janë vënë në pranga 6 shtetas, konkretisht:

Ngaspecialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë ndalimii shtetasit D. S., 57 vjeç, pasi në Rrugën e Elbasanit, në një qendërfizoterapie, i ka vjedhur 10 000 lekë punonjëses së kësaj qendre, shtetases Xh.L.

Gjithashtu,nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas është autori i vjedhjes në njëqendër estetike, ku ka marrë disa artikuj kozmetikë me vlerë 600 000 lekë tëreja, si edhe autor i vjedhjes në biznesin në pronësi të shtetasit A. A.

Ngaspecialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bëarrestimi në flagrancë i shtetasit E. D., 38 vjeç, pasi në rrugën “XhanfizeKeko”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortessë tij.

Ponga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bëarrestimi në flagrancë i shtetasit A. I., 61 vjeç, pasi në rrugën “AleksandërMojsiu”, përballë Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore, u kap në flagrancëduke vjedhur një kasetofon në mjetin autobus, i cili ka qenë i sekuestruar nëcilësinë e provës materiale nga Seksioni i Verifikimit të Aksidenteve në këtëKomisariat.

Ndërkohë,specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

R.R., 20 vjeç dhe I. C., 53 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetetpa lejen përkatëse;

A.T., 60 vjeç, pasi ditën e djeshme aksidentoi drejtuesin e motorit, shtetasin E.H., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialeti kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.