Tragjas, kultivuan kanabis, prangosen 2 persona, 1 tjetër në kërkim

Finalizohetoperacioni i koduar "Tragjasi", ku vihen në pranga 2 shtetas dhe 1shpallet në kërkim.

Këtapersona u kapër për kultivim të bimëve narkotike.

Ndërkohë,u janë sekuestruar edhe një armë zjarri kallashnikov, tri armë gjahu dhe armëtë ftohta.

Gjithashtusekuestrohen gjatë operacionit edhe 53 kg lëndë narkotike kanabis.

Nga ana tjetër, është proceduar penalisht në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Tragjas si dhe elektriçisti i zonës.


Gerald Bakalli

"Në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, shërbimet policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, kanë finalizuar me sukses operacionin "Tragjasi", si rezultat i të cilit janë arrestuar dhe proceduar penalisht autorët e përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme, konkretisht: Janë arrestuar shtetasit Polidor Selimaj, 37 vjeç, banues në fshatin Drashovicë dhe Gerald Bakalli , 25 vjeç, banues në Tiranë. Janë proceduar penalisht shtetasit M. R., 43 vjeç, banues në fshatin Tragjas, me detyrë kryeplak i fshatit Tragjas dhe shtetasi A. R., 37 vjeç, banues në fshatin Tragjas, me detyrë elektricist i zonës në fshatin Tragjas. Si dhe u shpall në kërkim shtetasi T. T., 53 vjeç, banues në Tiranë." - njofton policia.

Ngakontrolli dhe hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim menjëri-tjetrin kanë kultivuar fidanë të dyshuar canabis sativa në territorin ebanesës së shtetasit G. B., në fshatin Tragjas.

Poashtu, në banesën e shtetasit G. B është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej53 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis.