Qeveria financon rindërtimin e aksit Korçë-Ersekë

Në rishikimine buxhetit qeveria shqiptare ka financuar lotin e dytë të rrugës nacionaleKorçë - Ersekë.

Këtë e ka bërëtë ditur kryetari i Bashkisë së Kolonjës Erion Isai përmes një postimi nëFacebook.

Ky aks iamortizuar ka më tepër se 10 vite që përmendet në premtimet elektorale poraskush nuk ka mundur të ndryshojë gjendjen e saj, ndërkohë që sot Isai kalajmëruar se premtimi i bërë nga vet kryeministri Rama në sheshin Rilindja tëqytetit të Ersekës sot ka marrë dhe "vulën" e financimit.

Postimii plotë në Facebook:

Çdonismë, ideal, pasion e punë e ka një rrugë. Edhe kjo e jona e ka një... rrugëne Kolonjës.

Peshë e madhe; kur duhet qëtë bësh rrugën e Kolonjës, kur vetë Kolonja ka bërë rrugën e Shqipërisë,vërtet, peshë e madhe.

Por ne, bashkë, e keminisur këtë rrugë, me 3 shkollat dinjitoze si arsimi i vetë Kolonjarëve,ujësjellsat e Ersekës, Leskovikut, Kozelit, 17 fshatrave, qendrës sociale,kanalit vaditës së Gjonçit, qendrës polifunksionale IADSA, programeve tëturizmit, projekteve të BE, 2 banesave sociale për të pa strehët në Ersekë eLeskovik, rikualifikimin urban të dy lagjeve në Ersekë, vetëm nga qeveriaShqiptare në 11 muaj, jane 12,8 miliard lek investime për Kolonjën...

Pa përmendur potencialin einvestimit nga vetë bashkia, pedonalen e re te rrugës Pali Prifti, qendra eMollasit, rrugët rurale që lidhin zona të tëra... çdo ditë diçka... për këtërrugë. Është sfida më e bukur ndër punët e mia deri tani, pasi pasioni indërtimit të kësaj rruge e bën këtë detyrë unike, e të pa harrueshme.

Dhe ja ku jemi, të realizuar, gati për ta filluar. Si të mos e falenderoj, jo ministren, por deputeten tonë, çupën e adoptuar të Kolonjës, Elisa Spiropali kur në atë zyrën e saj të katit të dytë, ndërpret çdo takim, bën çdo telefonatë, takon çdo njeri, e "çmend" këdo për investimet në Kolonjë... e quante të plotësuar fund-sfidën e mandatit të saj të parë si deputete e Kolonjës, i dukej e pa plotë rruga që kemi nisur për Kolonjën!....

.... Në sheshin Rilindja, rrethuar në të bronxtët rilindasit sharmantë, që i dhanë mend e nur Kolonje gjithë kombit, në mes Qershorin e vitit të kaluar Edi Rama premtoi: po, do ta bëjmë rrugën e Kolonjës!

Ndaj sot kjo, rruga, qëbashkë kemi nisur, më duket më e bukur: Kur në aktin normativ të buxhetit tëqeverisë gjendet financimi i lotit të dytë i rrugës "Korçë - Ersekë"!