Organizoi dasmë, procedohet dhe gjobitet me 10 mln lekë 39-vjeçari në Durrës

Organizoi dasmë në lokalin e tij, nëkundërshtim me protokollet e sigurisë, procedohet penalisht dhe gjobitet ngaISHSH-ja pronari i lokalit.

Ndërsa ISHSH-ja vendosi masë administrative1.000.000 lekë, për lokalin ku mbahej dasma.

"Specialistëtpër Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim tëkontrolleve për zbatimin e protokolleve të sigurisë nga subjektet e ndryshme,me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, proceduan penalisht shtetasin: E.K., 39 vjeç, banues në Sukth, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë se nëlokalin në pronësi të tij kishte organizuar dasmë, duke mos respektuardistancimin  fizik ndërmjet personave, sidhe kishte prishur rendin dhe qetësinë publike me zhurmat e krijuara nga volumii lartë i muzikës." - njofton policia.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar pajisjetqë përdoreshin për të bërë muzikë në ambientin e këtij lokali.

Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi K.B., 24 vjeç, banues në Shkallnur, Durrës, pasi në lagjen nr. 13, Shkëmbi iKavajës, ka vendosur mbi rërë, tokë publike, një konstrukt metalik, pa lejen eorganeve kompetente.

Materialet i kaluan Prokurorisë së RrethitGjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.