Shkarkimi i Metës, PS mbyll hetimet 1 vjeçare, mund te dale me 2 raporte
Pas depozitimit tëopinionit të Venecias për Kushtetuesen në punën e Komisionit hetimor, deputetëte mazhorancës dhe opozitës mbyllin hetimet për presidentin Ilir Meta sa i përketdekretit për zgjedhjet e 30 qershorit dhe emërimeve në Gjykatë Kushtetuese.
Të premten dyrelatorët, Klotilda Busha dhe Halit Valteri, do të prezantojnë raportinparaprak, ndërkohë të hënën Komisioni do të miratojë raportin e një punë një vjeçare.
Ulsi Manja: Para se tëpërgatitet raporti përfundimtar i Komisionit më duhet ta deklaroj të mbyllurhetimin administrativ sipas planit të hetimit. Data 17, dita e premte do tëduhet të jetë afati kur relatorët të na sjellin raportin paraprak që ditën ehënë të zhvillojmë diskutimin dhe miratimin e raportit përfundimtar për seancënplenare.
Socialistët endenuk kanë një vendim përfundimtar për Kreun e Shtetit, por mazhoranca po punon qëkërkesën e saj për të evituar Ilir Metën për emërimet e Gjykatës Gushtetuese tasanksionojë me amendime kushtetuese.
Ulsi Manja: Pa e paragjykuar mund të dalë 1raport, por mund të jetë 1 raport me 2 mendime, sepse në këtë komision hetimorkemi përbërje mazhorancë-opozitë. Komisioni duhet të miratojë me vendimpërfundimtar, raportin përfundimtar të hetimeve, i cili përmban konkluzionet ehetimit, provat që kanë çuar komisionin në këto konkluzione, si dhe propozimetpër zgjidhjen e çështjes, ose masa ndëshkimore për personat përgjegjës, nëse katë tillë.'
Por pavarësisht diskutimeve politike, në dy opinionit e Komisionit të Venecias thuhet se Presidenti Meta për rastin e zgjedhjeve të 30 qershorit nuk është në kushte për t’u shkarkuar.