Rritja e rasteve, spitali "Shefqet Ndroqi" do të kthehet sërish në spital Covid

Spitali "Shefqet Ndroqi" do tëkthehet sërish në spital Covid.

Ditën e sotme pritet që të bëhet zbrazja e spitalit për t'u rikthyer përsëri në spital Covid.

Bëhet me dije se në këtë spital aktualisht janë rreth 60 pacientë të shtruar të cilët do të transferohen në ambientet e spitalit Covid-3 në ish kirurgjinë e QSUT dhe në spitalin e sëmundjeve interne.

Kjojavë ka nisur tejet shqetësuse sa i përket situatës pandemike në vendin tonë. Ministriae Shëndetësisë raportoi se rastet e reja i kaluan 100 qytetarë, gjithashtu u vure edhe një numër i lartë i testeve të kryera për të dyshuarit si të prekur mekoronavirus.

Nëdisa bashki të vendit nuk ka më vetëm vatra të infektuarish, por një përhapje evirusit në komunitet.

NdajMinistria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm përzbatimin e masave.

Fatkeqësishtkëtë të hënë 2 qytetarë e kanë humbur betejën me koronavirusin, duke e çuarnumrin e viktimave në 95.

Shqetësimvijon të mbetet numri i pacientëve të shtruar në spitalin Infektiv, ku 4 janënë terapi intensive.

Covidka sjellë kaos edhe në sistemin e drejtësisë. Pas raportimit të disa rasteve nëSPAK, gjykatën e posaçme apo gjykatën e apelit të Tiranës është reduktuarveprimtaria, duke u trajtuar vetëm rastet emergjente.