Krujë, në pranga 4 të rinj për drogimin e përdhunimin e një 17-vjeçare

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të funditka vënë në pranga të paktën 19 persona, për vepra penale të ndryshme, mes tyre3 të huaj.

Në kryeqytet është bërë e ditur se janë shoqëruar 6 persona dukeu bërë qyteti me numrin më të lartë ku konstatohen shkelje, për të vijuar mëpas me Durrësin dhe Korçën.

Policia e Krujës ka vënë në pranga 4 të rinj të cilët kanënxitur një 17 vjeçare për përdorimin e drogës dhe më pas e kanë shfrytëzuarseksualisht.

Nga policia e Durrësit është ndaluar një 21-vjeçar i ciliqarkullonte me automjet me targa të vjedhura dhe mbante armë zjarri me vete.

Në Korçë janë vënë në pranga 4 persona mes tyre dy shtetas të Kosovës,dhe dy drejtues mjetesh.

Ata u ndaluan pasi u kapën duke transportuar në drejtim tëPrishtinës 16 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishinpremtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Krahas tyre është prangosur dhe një i ri me kombësi turke, icili ka hyrë në Shqipëri me pasaportë të falsifikuar. 
Në prangat e bluve kanë rënë dhe dy persona të cilët kultivonin lëndënarkotike.

Sipas deklaratës së policisë ata ishin banorë në Tiranë.

Policia bën me dije se gjatë ndalimit të tyre ka sekuestruar 53kg lëndë narkotike, një armë zjarri kallashnikov, tri armë gjahu dhe armë tëftohta.