Elbasan, arrestohen 4 persona, u kapën duke transportuar 10 emigrantë
Vihennë pranga 4 shtetas, të cilët u kapën në flagrancë duke transportuar 10 shtetastë huaj nga vendet e treta.
Finalizohetoperacioni policor i koduar “Mengel 2", ku u bë arrestimi në flagrancë,për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, ishtetasve:
E.L., 30 vjeç dhe M. N., 33 vjeç, banues në Kamzë, H. H., 36 vjeç dhe L. H, 36vjeç, banues në Tiranë.
"Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Planin emasave të hartuar nga DVP Elbasan përmarrjen e masave për të parandaluar dhegoditur aktivitetin e paligjshëm të ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijvedhe tranzitimit të tyre kundrejt pagesës në territorin shqiptar dhe medenstinacion vendet e BE-se, si dhe në vijim të operacionit policor"Mengel ", nisur më datë 10 korrik, si rezultat i të cilit u vu nëpranga 1 shtetas dhe u procedua 1 tjetër, pasi transportonin 9 shtetas të huaj,kundrejt fitimit 400-500 euro, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, operacionika vijuar për goditjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtarikriminale." - njofton policia.
Arrestimii këtyre shtetasve u bë pasi janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë,duke transportuar 10 shtetas sirianë, me dy automjete të marra me qira.
Personate arrestuar do t’i transportonin shtetasit e huaj në drejtim të Kukësit, meqëllim kalimin e tyre në shtetet e Bashkimit Evropian, kundrejt pagesës 500euro per person.
Pokëta shtetas, në bashkëpunim me njeri-tjetrin dhe me shtetasin R. M., i arrestuarnë flagrancë në datën 10.07.2020 në kuadër të operacionit "Mengel",kryenin aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kryesishtsirianëve, për kalim të paligjshëm të kufirit, nga Korça në Kukës, medestinacion përfundimtar vendet e Bashkimit Evropian.
Nëcilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy automjetet dhe pesë aparatecelular.