Përkeqësohet situata te “Infektivi”, rritet numri i pacientëve me moshë të re

Situatae pandemisë në Shqipëri ditët e fundit po përkeqësohet.

Gjithashtuedhe në ambientet e spitalit infektiv gjendja nuk paraqitet e qetë, ku janë tështruar 72 pacientë ndërsa raportohet edhe një ulje e moshës mesatare tëpacientëve.

Në24 orët e fundit 4 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e coronavirusit, ndërsau raportuan 83 raste të reja.

Çdoditë ministria e shëndetësisë bën apel për respektimin e masave anti-covid,,pasi situata është përkeqësuar.

"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon edhenjë herë për më shumë kujdes, edhe gjatë pushimeve dhe sezonit turistik. Mos euleni vigjilencën dhe respektoni rregullat e higjienës. Pastrimi dhedezinfektimi duhet të zbatohen me rigorozitet në bare, restorante, shezlongje dhenë çdo ambient."

Jashtëambienteve të infektivit, qytetarët qëndrojnë në pritje, për tu dërguar të afërmvetë tyre ushqime apo veshje… dikush me një çantë, e të tjerë me tre, në varësi tëtë afërmve të shtruar.

Këtëtë diel ministria e shëndetësisë raportoi për  4 qytetare të cilët nuk e fituan do të betejënme coronavirusin,duke e çuar numrin e viktimave në 93, nga të cilët 48 vetëm nëTiranë.

Në24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv 10 qytetarë më pak se një ditë më parë,ku qyteti me numrin më të lartë të të vijon të jetë Tirana.

Spitaliinfektiv ka një kapacitet prej 120 shtretër dhe në raste se situata do të përkeqësohetatëherë do të hapen  struktura të tjeraspitalore për pacientët e prekur me covid19.